Albspirit

Media/News/Publishing

Llambros Porfyras: Pashё

 

Pashё njё pejsazh kaq ekzotik, nё ёndёrr tё trazuar:
tё bukur qё s’ pёrshkruhet dot me shpirt e as me fjalё.
Mё mori mendtё aq sa lashё pas, ç’do tjetёr tё filluar
dhe u betova˙ veç aty kur tё mbёrrij, do ndal.

E mora rrugёn njё mёngjes tok me magjinё e ёndrrёs
tё ngulur thellё˙ dhe vende pashё gjithё dritё e gjelbёrim,
qytete qё plot vezullim ndritnin nё sytё e zemrёs,
porse asnjёri ndёr ato nuk qe peisazhi im.

Udhёtarё tё mirё zemёrflori mё thanё: rri e mos luaj,
pse vendi ynё ёshtё mrekulli˙ boll e mos shko mё tej
ёshtё e vёrtetё or miq tё mi, i bukur vendi juaj,
porse ai qё n’ ёndёrr pashё mё thotё, eja mё gjej.

Tamam ashtu. Ndaj lёrmёni tё bёj siç mё ёshtё shkruar
e nё vetmi tё rrugёtoj nё udhёn qё s’ njeh fund,
ndoshta e gjej˙ por po s’ e pashё tokёn e ёndёrruar,
mos mё kёrkoni qё tё rri vёllezёr, se nuk mund…

Shqipёroi: Arqile Garo
Janninё, gusht 2013

Please follow and like us: