Albspirit

Media/News/Publishing

Sa u kushtuan shqiptarëve shpenzimet e deputetëve në bileta, dieta dhe hotele në 2017

Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë.
Shqiptarja.com zbardh 34 emrat e deputetëve që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë periudhës janar-korrik 2017, me paratë publike si dhe shpenzimet për secilin ligjvënës.

Shpenzimet për hotele
Sipas dokumentacionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, gjatë vizitave jashtë vendit, ka shpenzuar 498 euro për akomodim në hotel. Ndërsa deputetja Arta Date ka shpenzuar 3 229 euro për akomodim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit. Edhe deputetja Edlira Cerkezi ka shpenzuar 405 euro për fjetje në hotel, ndërsa deputeti demokrat Eduard Selami ka shpenzuar 495 euro. Deputetja Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 111 euro, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 365 euro, deputeti Fatmir Toçi 2342 euro, ndërsa deputeti Gentian Bejko 352 euro. Lista vijon me Jozefina Topallin, e cila ka shpenzuar për fjetje në hotele 1340 euro, Klodiana Spahiu 492 euro, Luljeta Arapi 1143 euro, ndërsa Majlinda Bregu 532 euro. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shpenzuar 1 582 euro, Pandeli Majko 1 567 euro, deputeti i LSI Përparim Spahiu 660 euro, Valentina Leskaj 1455 euro dhe Xhemal Qefalia 660 euro.

Shpenzimet për bileta udhëtimi
Deputeti Namik Dokle ka shpenzuar më shumë para për bileta udhëtimi jashtë vendit, rreth 10 mijë USD në harkun kohor të gjashtë muajve. Më pas vjen, Arta Dade me 1 102 409 lekë të shpenzuara për bileta udhëtimi. Deputetja Valentina Leskaj ka shpenzuar 809 859 lekë për bileta, ndërsa Anastas Angjeli 478 252 lekë. Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 235 390 lekë, Edi Paloka 141 363 lekë, Klodiana Spahiu 210 588 lekë, Luljeta Arapi 311 229 lekë, Xhemal Qefalia 122 889 lekë etj.

Shpenzimet në total për vizita jashtë shtetit për secilin deputet 
Aldo Bumçi, 18 760 lekë.
Albana Vokshi, 183 751 lekë.
Anastas Angjeli, 525 712 lekë.
Arta Dade, 1 917 933 lekë.
Andrea Marto, 61 736 lekë.
Ben Blushi, 118 315 lekë.
Edlira Cekrezi, 256 155 lekë.
Eduard Selami, 180 615 lekë.
Enkelejda Shkreli, 28 140 lekë.
Esmeralda Shkjau, 339 374 lekë.
Edi Paloka, 218 881 lekë.
Fatmir Mediu, 364 980 lekë.
Fatmir Toçi, 877 794 lekë.
Florion Mima, 79 224 lekë.
Genc Pollo, 56 280 lekë.
Gentian Bejko, 111 348 lekë.
Gerdi Bogdani, 302 747 lekë.
Ilir Meta, 771 431 lekë.
Jozefina Topalli, 561 317 lekë.
Klodiana Spahiu, 312 026 lekë.
Luljeta Arapi, 576 951 lekë.
Majlinda Bregu, 263 162 lekë.
Namik Dokle, 1 919 849 lekë.
Namik Kopliku, 126 266 lekë.
Olta Xhaçka, 18 760 lekë.
Oerd Bylykbashi, 159 158 lekë.
Pandeli Majko, 820 504 lekë.
Përparim Spahiu, 136 968 lekë.
Petrit Vasili, 139 380 lekë.
Silva Caka, 125 444 lekë.
Taulant Balla, 32 830 lekë.
Valentina Leskaj, 1 330 563 lekë.
Vangjel Dule, 91 843 lekë.
Xhemal Qefalia, 308 629 lekë.
Totali i shpenzimeve, 13 341 516 lekë.

Shpenzimet e tjera të deputetëve për udhëtime jashtë vendit  
Aldo Bumçi, 140 lekë për dieta
Albana Vokshi, 280 lekë për dieta, 79 499 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Anastas Angjeli, 478 252 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Arta Dade, 2 660 lekë për dieta, 1 102 409 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Andrea Marto, 140 lekë për dieta, 42 976 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Ben Blushi, 118 315 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Edlira Cekrezi, 350 lekë për dieta, 154 985 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Eduard Selami, 210 lekë për dieta, 78 775 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Enkelejda Shkreli, 210 lekë për dieta.
Esmeralda Shkjau, 665 lekë për dieta, 235 390 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Edi Paloka, 141 363 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Fatmir Mediu, 175 lekë për dieta, 96 000 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Fatmir Toçi, 2 205 lekë për dieta, 35 604 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Genc Pollo, 420 lekë për dieta.
Florion Mima, 79 224 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Gentian Bejko, 210 lekë për dieta, 36 040 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Gerti Bogdani, 97 200 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Ilir Meta, 400 lekë për dieta, 115 729 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Jozefina Topalli, 350 lekë për dieta, 187 279 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Klodiana Spahiu, 210 lekë për dieta, 210 588 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Luljeta Arapi, 840 lekë për dieta, 311 229 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Majlinda Bregu, 525 lekë për dieta, 109 330 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Namik Dokle, 2 310 lekë për dieta, 1 211 917 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Namik Kopliku, 175 lekë për dieta, 102 816 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Oerd Bylykbashi, 159 158 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Olta Xhaçka, 140 lekë për dieta, 321 223 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Pandeli Majko, 315 lekë për dieta, 321 223 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Taulant Balla, 245 lekë për dieta.
Valentina Leskaj, 2 120 lekë për dieta, 809 859 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Vangjel Dule, 315 lekë për dieta, 49 633 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.
Xhemal Qefalia, 490 lekë për dieta, 122 889 lekë bileta udhëtimi jashtë vendi.

Please follow and like us: