Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon ndeshja Shqipëri- Lihtenshtejn, triumfojnë kuqezinjtë

Kuqezinjtë kanë triumfuar përballë Lihtenshtejnit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan në pjesën e dytë, fillimisht ishte Odise Roshi në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’. Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon vendin e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja dhe Italia që takohen më vonë në Santiago Bernabeu. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë.

Please follow and like us: