Albspirit

Media/News/Publishing

Të vërtetat shokuese të Marilyn Monroe që i mësuam vetëm pas vdekjes së saj

Marilyn Monroe. Vetëm emri të kujton bukurinë e përjetshme. Ajo jo vetëm që kapi zemrat e botës në mesin e shekullit të 20, por u bë një ikonë e feminitetit dhe sensualitetit. Stili dhe hiri i saj kanë frymëzuar njerëzit për breza të tërë.  Por pavarësisht nga fama e saj, Monroe ishte një grua thellësisht e pakënaqur. Fëmijëria e saj e trazuar dhe një seri martesash të pasuksesshme kontribuan në përkeqësimin e shëndetit të saj mendor.Pavarësisht të gjithave, ajo gjithmonë shfaqte një fytyrë të buzëqeshur dhe të lumtur për fansat e saj si dhe duke bërë miliona njerëz të bien në dashuri me të. Ajo adhurohej nga shumë njerëz, por a kishte nga ata që arritën ta njihnin atë në të vërtetë? Vdekja e saj, një vetëvrasje e cila tronditi shumë njerëz, i zbuloi publikut se sa e vetmuar ndjihej ikona e bukurisë në të vërtetë – por kjo nuk është e gjitha ajo që u zbulua.

Ajo ndihej tmerrësisht e vetmuar

Jeta e Monroe u shënua nga tragjedia. E braktisur nga një nënë e sëmurë mendërisht, e cila dikur kishte provuar ta vriste, Monroe u rrit në një varg shtëpish jetimore para se të martohej në moshën 16 vjeçare dhe të braktiste shkollën e mesme. Ndërsa fama e saj ishte në rritje, ajo ishte këshilluar të thoshte se nëna e saj kishte e vdekur. Kjo, së bashku me faktin se ajo kurrë nuk e njohu babanë e saj, kontribuoi më tej në izolimin e saj dhe në dëshirën e saj për të pasur një familje. Ajo kishte vështirësi në mbajtjen e marrëdhënieve dhe ishte divorcuar disa herë. Ndoshta për shkak të fëmijërisë së saj të trazuar, Monroe dëshironte të bëhej nënë. Shumë herë Mairlyn kishte provuar të bëhej me fëmijë por dështimet e njëpasnjëshme ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së saj psikologjike dhe emocionale.

Politikisht ajo ishte shumë liberale

Preferencat politike të Monroe shkonin drejt të djathtës së largët. Personaliteti i saj në televizion mund të diktonte se ajo kishte shumë pak lidhje ose aspak me politikën, por në të vërtetë ajo ishte përkrahëse e zjarrtë e të drejtave civile. Ajo jetoi një jetë privilegjuar, por ishte shumë e vetëdijshme për padrejtësitë që e rrethonin.

Ajo monitorohej nga FBI për vite me rradhë  

Pjesërisht për shkak të pikëpamjeve të saj politike, FBI ka monitoruar aktivitetet e Monroe për vite me rradhë. Martesa e saj me Arthur Miller u konsiderua gjithashtu si e dyshimtë, veçanërisht duke pasur parasysh qëndrimin e Millerit kundër senatorit Jozef McCarthy.
Shumë dëshmi rreth vdekjes së saj u shkatërruan

Sipas The Independent, “provat kyçe mjeko-ligjore u zhdukën pak pasi Monroe ndërroi jetë. Për t’i bërë gjërat edhe më të dyshimta, shumë “dëshmitarë kryesorë” nga nata e vdekjes së saj kanë dhënë histori kontradiktore.

Please follow and like us: