Albspirit

Media/News/Publishing

U ndërpre nga shiu, Kroaci-Kosovë riluhet sot në 14:30

UEFA ka marrë vendimin për sfidën Kroaci-Kosovë, e cila u ndërpre mbrëmë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Minutat e mbetura nga ndeshja e ndërprerë me rezultatin 0:0, do të luhen sot në orën 14:30.

Sfida u ndërpre nga arbitri në minutën e 22 pasi fusha e stadiumit “Maksimir” u mbush me ujë ndërsa shiu nuk pushonte.

Ky takim do të rinisë nga minuta e 22, atëherë kur u ndërpre zyrtarisht pas konsultave të arbitrit të takimit me delegatin e UEFA-s dhe përfaqësues të të dy ekipeve.

Please follow and like us: