Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunohet portreti i Nënë Terezës në Shkup, profesori i njohur i krahason autorët me talebanët

Disa persona kanë hedhur bojë të zezë mbi portretin e Nënë Terezës, në muralen e vendosur vetëm pak ditë më parë në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Shkupit. Ende nuk dihet se cilët janë personat që kanë kryer këtë dhunim ndaj portretit të shenjtores shqiptare, mirëpo ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta ndër shqiptarët e Maqedonisë. Madje edhe profesori i njohur Blerim Reka ka reaguar mjaft ashpër ndaj këtij veprimi, duke i krahasuar autorët me talebanët e Afganistanit. “Talebanizimi i Çarshisë! Vetëm ata pa identitet kombëtar, mund të sulmojnë historinë shqiptare të Shkupit: Vlorës së pa-shpallur”, shkruan Reka.

Please follow and like us: