Albspirit

Media/News/Publishing

Kina do të prodhojë “aerotrenin” me shpejtësi 1000 km/orë

Kina do të nisë së shpejti procesin e kërkim-zhvillimit për prodhimin e një treni me shpejtësi shumë të lartë që arrin në 1000 km/orë, njofton “China Daily”. Korporata e Shkencës dhe Industrisë Astronautike e Kinës bëri të ditur se falë përvojës së saj të bollshme dhe akumulimit teknologjik mbi sistemin dhe aftësinë e projektimit të avionëve Supersonic, ajo planifikon gjithashtu të zhvillojë projekte për krijimin e trenave super të shpejtë me një shpejtësi mesatare 2000km/orë e madje deri në 4000 km/orë./CRI/

Please follow and like us: