Albspirit

Media/News/Publishing

Mbulimi i Skënderbeut në Tiranë, reagon Thaçi: Nuk ka pëlhurë që e mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit

Pak ditë pasi shpërtheu debati për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë, gjatë faljes së namazit të Bajramit, ka ardhur reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Qëndrimin rreth kësaj çështjeje ai ka zgjedhur ta bëjë publik, në fjalimin e tij, gjatë shugurimit të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

“Me këtë rast me lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë te bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit” ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Për dallim nga Thaçi, asnjë prej liderëve në Tiranë e Prishtinë, nuk ka reaguar ndaj kësaj ngjarje.

Please follow and like us: