Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorët e vendeve të BE do inspektojnë Himarën

Ambasadorët e vendeve evropiane do të vizitojnë ditët e ardhshme Himarën, pas tensioneve që ndodhën gjatë mbledhjes së Këshillit Bshkiak të Himarës dhe shoqërimin e disa banorëve nga policia. Në mbledhje i vendos të zbatohej një vendim qeveritar për konfiskimin dhe prishjen e pronave të disa banorëve, disa prej të cilëve kanë shtetësi greke.  Sipas gazetarit, Lambros Kalarrytes i gazetës «ΕΛΕΥΘΕΡΙΑ του Τύπου» banorët e prekur synojnë të informojnë ambasadorët evropianë për situatën e krijuar pas miratimit të planit nga Këshilli Bashkiak.  Gazeta shkruan se, të dhënat janë katalitike, dhe  përveç informimit mbi planet e qeverisë  shqiptare, çështja so të apelohet në gjykata europiane, me pretendimin se kjo pjesë e popullsisë po spastrohet etnikisht. Më tej thuhet se ankesat vijnë në një kohë kur në kryeqytetet evropiane, përfshirë Berlinin është rritur shqetësimi për situatën në Ballkanin Perëndimor në lidhje me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe  terrorizmin, ku Shqipëria është në mikroskopin e partnerëve. Pak ditë më parë Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn në përgjigje të pyetjeve të një eurodeputete greke tha se nuk kishte dëshmi për shkelje të të drejtave të pronësisë të pakicave greke, por nuk mohoi se pret nga autoritetet shqiptare të përmbushin detyrimet për çështjet e pronësisë.

Please follow and like us: