Albspirit

Media/News/Publishing

Vëllai i myftiut të Tiranës: “Myslimanët e Shqipërisë janë turq, po punojmë për bashkimin nën Turqi”

Në një video që është duke qarkulluar në internet duket Mehdi Gurra, vëllai i Myftiut të Tiranës,Ylli Gurra, i cili thotë se myslimanët e Shqipërisë janë turq. Në bazë të përkthimit që i është bërë videos ai shton se po punojnë për bashkimin me Turqinë. “Myslimanët e Ballkanit janë turq, ata flamur të tyre kanë flamurin turk. Tashmë në Shqipëri njerëzit kanë nisur që të vendosin fenë para kombit, unë dhe të tjerë po studiojmë dhe punojmë në Turqi në menyre qe myslimanet e Ballkanit dhe turqit të bashkohen prapë si dikur! Edhe Sami Frasheri nuk punoi për shqiptarizem por për umetin islam. Në Shqipëri po t’i pyesesh njerzët çfarë jeni, ata përgjigjën: Turk elhamdurilah”, thotë ai në gjuhën turke. Nuk e dimë saktësisht nëse përkthimi që i është bërë fjalës së Gurrës është 100% i saktë, por paraprakisht po e shpërndajmë nga faqja “Feja e Shqiptarit është Europa”, deri në një moment të dytë kur të vërtetojmë autenticitetin e saj.

Please follow and like us: