Albspirit

Media/News/Publishing

Debati për Skënderbeun, reagon Rama: Ca delenxhinj mendorë i dhanë gojës, s’maten as me ato të kalit të tij

Kryeministri Rama përmes një replike në facebook me një komentues ka reaguar në lidhje me debatin e ditëve të fundit për mbulimin ose jo të Skënderbeut me datën 1 shtator nga myslimanët e Shqipërisë, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Rama shkruan se ata që i japin goës për të janë ca delenxhinj mendorë, që sipas tij nuk maten as me ato të kalit të Skënderbeut.
Më poshtë replikat:
Komentuesi: Ke te drejte qe tall trapin ti, pasi njerezve me shume ju intreson kush dhe pse e “fshehu” Skenderin se sa krimet qe po ben ti dhe korieret e tu. Dhe nqs do bllokoni dhe fjalen e lire qe ne disa raste e keni bere , atehere nuk ka asnje ndryshim nga koha e diktatures.
Rama: Eddy mos na e turpero emrin aman te keqen me keto broçkulla, aq me teper qe e paske bere edhe me dd e me y si anglo-amerikan! Edhe Eddy edhe Mehmeti hahaha i madh je ?Dhe sa per ate “Skenderin” ti dhe ca delenxhinj mendore qe i kane dhene gojes keto dite kunder tij, s’mateni dot as me ato dd e kalit te tij lum miku, prandaj shko nje vrap ne nje lavazh makinash e futi nje uje me presion gojes he xhan.

Please follow and like us: