Albspirit

Media/News/Publishing

Ku do ta shohim këtë sezon Sonila Meçon? Gazetarja sqaron të vërtetën…

Me fillimin e sezonit të ri televiziv vijnë edhe ndryshimet e formateve, emisionet e reja apo edhe e ashtuquajtura merkatoja e gazetarëve dhe e moderatorëve. Së fundmi kanë qarkulluar fjalë se në këtë sezon gazetaren e njohur Sonila Meço do ta shohim në televizionin “Ora News”. Madje thuhet se ajo do të zëvendësojë moderatoren Anjola Hamzai. Por sa i vërtetë është ky lajm? Burime pranë Blitz.al bëjnë me dije se gazetarja dhe këtë vit nuk do të shfaqet në ndonjë televizion. “Kam pasur shumë oferta nga disa media të ndryshme, por nuk kam pranuar asnjë prej tyre”, ka thënë Sonila. Sonila ka qëndruar larg vëmendjes mediatike që prej mbylljes së televizionit “Agon Channel”, madje duket se edhe këtë sezon gazetarja ka vendosur të pushojë. Për momentin ajo na lë të kuptojmë se nuk dëshiron që të jetë sërish pjesë në ndonjë media ose ndoshta po merr kohën e mjaftueshme për të vendosur e bindur se nga dëshiron të rinisë.

Please follow and like us: