Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjela kërkon arrestimin e myftiut të Tiranës, ish-kreu i Kulteve: Këtë burrë e duartrokiti Parisi

Avokat Spartak Ngjela kërkoi sot arrestimin dhe dënimin e myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe dhunës fetare. Por kësaj kërkese i është përgjigjur ish-kryetari i Komunitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili e konsideron deklaratën e Ngjelës dhe të tjerë kritikëve si shenjë të kijametit. Hoxholli e vlerëson Ylli Gurrën si një njeri patriot dhe atdhetar, që në festa ka valëvitur flamurin kombëtar nëpër minaret. Hoxholli thekson se myftiu i Tiranës është simbol i harmonisë fetare në Shqipëri dhe i kujton Ngjelës pjesëmarrjen e Ylli Gurrës, në krah të krerëve të besimeve të tjera, në homazhet e viktimave të Parisit.

Reagimi:

Dy fjale për Myftiun e Tiranës

E njoh prej vitesh dhe ju them me bindje se nuk ka me patriot e atdhetar se ky njeri. Njeriu qe per festa ka valvitur flamujt kombetar neper minare, jo si disa qe flasin per heronj e flamujt kombetare jane te lene pertoke.

I ka prekur te varferit me duart e tij, i ka ndihmuar, jeton me dhimbjet e tyre. Mund ta quash simbol te harmonise fetare dhe faktet flasin.

Po pse sulmohet? Per çfare, kaq brutalisht shpifet per ta nxjerre nga konteksti, pse?

Flasin personat qe para 6 vitesh bene deklarata per ta djegur Shqiperine. Nuk i hyri asnje gjemb ne kembe, perkundrazi kane hapesire ne media dhe mund te thone çte duan. Eshte njelloj sikur te godasesh Vehbi Dibren, Ibrahim Dalliun, Sabri Koçin, sepse pikerisht kjo eshte feja qe ka ky njeri.

Flasin ata qe vendi lengon prej tyre prej 27 vjetesh, flasin maskarenjte qe strofkullen e fundin kane “patriotizmim”.

Sa keq o vendi im qe kete burre qe e duartrokiti Parisi e perdhosin palacot qe nuk i besojne as vete ato qe thone…

E kur flasin per Skenderbeun flamujt i lene pertoke, e kur flasin per “destabilizimin” e myftiut, vete i vune flaken vendin para disa viteve, mos u merzitni shenja te Kijametit, fali Myfti se nuk dine cfare thone…

Please follow and like us: