Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër i mbytur në det, humb jetën në plazhin e Golemit një pushues

Një tjetër person ka humbur jetën në det. Mesditën e sotme ka humbur jetën një pushues në plazhin e Golemit.

Burime nga policia thanë se rreth orës 14:23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur me inicialet F. A., 69 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Please follow and like us: