Albspirit

Media/News/Publishing

Xhensila Pere realizon ëndrrën e vet

Në edicionin e radhës të spektaklit “Dance with me” që transmetohet në televizionin Klan, do të marrë pjesë edhe ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhensila në llogarinë e saj në instagram ku shkruan: “#Amici ëndrra e çdo balerini. Who cares.  Jam në #Dance_with_me, ëndrra e çdo personazhi publik”.

Pjesëmarrja në këtë spektakël siç duket edhe nga fjalët e Xhensilës, ka qenë një ëndërr për të.

Xhensila është personazhi i parë publik, që konfirmon pjesëmarrjen në “Dance with me”. Kujtojmë se Xhensila është bërë e njohur fillimisht me spektaklin e bukurisë  “Miss Albania 2014”, “Miss Exlusive 2015”, pas të cilave ka bërë realitet ëndrrën e saj, duke sfiluar si modele në Romë. Më pas ajo mori pjesë edhe në “Big Brother 8”.

Please follow and like us: