Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet oficeri i FNSH Kënga, bëri sallatë me makinë banorin nga Laknasi

Një oficer i FNSH është arrestuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasi ka aksidentuar një qytetar që qarkullonte me motorr. Oficeri Riza Kenga ka rezultuar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Please follow and like us: