Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: Gjergj Kastrioti, miti dhe e vërteta

 

 

 

Sigurisht, ajo që ndodhi në Shqipëri së fundi dhe që sipas modelit amerikan u akuzuan mediat e gënjeshtërta e të pa kontrolluara sa u quajt një histeri, nuk është dhe nuk duhet të merret si një ndodhi e shkëputur, por si një vazhdimësi e një sulmi shumë vjeçar dhe të planifikuar ndaj një figure thelbësore, në mos të vetmes. Siç e ka thënë në disa ese dhe mendimtari ynë Kadare, ndihet dora e boshtit të mirënjohur që prej shekullit të kaluar Serbo-Turqi, ko kjo e fundit nëpërmjet propagandës direkte e indirekte kërkon të shtrijë kalifatin deri afër Bosnjës, ndaj Kosovën dhe Shqipërinë e ka si shtëpinë e vet, gjoja ngaqë shumica e popullsisë është në fenë islame. Ky kërcënim është i vërtetë dhe dëshmohet nga mbulimi m’i fundit i heroit kombëtar ndërkohë, kur shumë imamë kanë bërë deklarata të drejtpërdrejta kundër tij apo nëpërmjet një pinjolli të mësuar në Anadoll, një fare Jazexhiu, që thotë që me ligjet e sotme Gjergji i Kastriotëve do të quhej terrorist, vrasës e të tjerë. Përmendet Schmidt dhe disa të tjerë autorë austro-hungarezë që heroi ynë paska pasur origjinë serbe nga e ëma, e të tjera. Gjithçka, që ai të mos jetë hero, të mos jetë Aleksandër siç qe, që turqit e turkoshakët, vetë e quajtën të tillë, sa dhe eshtrat ia morën si talizman nga admirimi dhe nga frika. Del më pas një analist i “ri rrebel” që hedh teorinë që ai, Skënderbeu, Aleksandri i ri nuk është vërtetë ashtu, se është sajesë Rilindase dhe e filmit Ruso-Shqiptar, apo miti i kultivuar nga diktatura. Po si qe në të vërtetë ky hulumtues që veç hulumton nuk thotë gjë, veç hedh pak ujë kompromisi të shuajë zjarrin. Cilin zjarr? Gjergji ynë ndaloi hordhitë e një pushtuesi për 25 vjet, ushtrisë më të egër e më të përgatitur të asaj kohe. Qëndroi i vetëm për vendin e tij, dhe shpëtoi civilizimin perëndimor në bazë të të cilit ngrihet kultura dhe demokracia moderne. Ndaj i ngrënë monumente edhe sot, kur ne e mbulojmë. Kush ish në të vërtetë e ka shkruar Barleti, se si ish ka gravura plot, por a kanë rëndësi ato për hir së të vërtetës. Jo e kam thënë plot herë, askush nuk e quan Zhan D’Arkën të marrë në Francë, se kish haluçinacione për bashkimin e saj, por RESPEKTOHET, për atë që arriti. Mbulimi qe një MOSREPEKT i hapur, dhe kushdo që ka përgjegjësi të dënohet si të kish djegur flamurin, se dhe ai na qenka bizantin dhe mund të na ofendojë muslimanët. SIMBOLET JANË SIMBOLE TË NJË POPULLI, MJERË KUSH I FYEN. Nuk ka justifikime por përgjegjësi. Ata që mundohen të shuajne zjarrin, veçse janë hipokritë, mbulojnë kokën me batanije e nuk shohin të vërtetën, lufta për të mbrojtur këtë figurë qendrore është ÇËSHTJE KOMBËTARE, jo fetare. Qeveria duhet të mbajë qëndrim e të tregojë që askush nuk mund të cenojë simbolet kombëtare, po ashtu bashkia e Tiranës me Komunitetin musliman. Zjarri nuk shuhet me pikla justifikimesh. A DUHET TË SHUHET KY ZJARR?

Shuarja u shërben vetëm atyre që e ndezën duke e mbuluar, që ta bëjnë prapë. Simbolet kombëtare as mbulohen dhe as nuk vihen përdhe. Nëse e pranojmë të ndodhë nuk jemi komb, veç një kra-kra e s’meritojmë të jemi, dhe as atë të madhin e të lavdishmin arbërin me tre fe, SKËNDERBE.

Please follow and like us: