Albspirit

Media/News/Publishing

Beniada Nishani, e hapur për njohje të reja me djem shqiptarë

Nëse të gjithë e njohim si mbesën e ish-presidentit Nishani, Beniada sapo na ka habitur me sqarimin e marrëdhënieve mes tyre. Bujari nuk është xhaxhai i saj, po djali i xhaxhait të babit, edhe pse tregon se dy familjet kanë një marrëdhënie të afërt mes tyre. E ftuar në Top Magazine, për herë të parë në një ekran shqiptar, Beniada rrëfeu më shumë për jetën e saj në Itali, projektet, por edhe raportet personale. Ajo është e njohur për fotot e saj provokuese, shpeshherë edhe nudo. Por kur ish-Presidenti Nishani shikon fotot e saj? “Ai ka punën e tij, unë kam punën time”, – e kthen menjëherë përgjigjen Beniada, por shton se “Bujar Nishani  është inteligjent, ai ka një vajzë dhe e kupton shumë mirë këtë…”. E pyetur, ndër të tjera, për fotot provokuese, ajo tha se shumica prej tyre janë thjesht artistike, që ajo i publikon sepse janë pjesë e punës së saj. Nëse një ditë, një djalë do të donte të ishte partneri i saj, ai duhet të shikojë dhe të lexojë një personazh përtej fotove. Ngacmimeve të Ervinit për raportet dhe jetën e saj personale, ajo i përgjigjet: “Kam të dashur edhe për nja 2-3 dhurata dhe pastaj do ta lë…”. Përgjigjja që shkaktoi të qeshura tek të gjithë nuk ishte e mjaftueshme. Në të vërtetë, për bashkëshort, Beniada do të kishte dëshirë një djalë shqiptar, identikitin e të cilit ajo e ka të qartë në kokë: “Një burrë i thjeshtë që do të krijojë familje, të rritet bashkë me mua, të mos ketë shumë pretendime, të më kuptojë…” – thotë ajo duke vlerësuar, mbi të gjitha, edhe besnikërinë që duhet të ketë marrëdhënia. Këtu, Beniada nuk nguron të tregojë se ka pasur një marrëdhënie të gjatë 7-vjeçare me një futbollist në Itali, e cila ka qenë e ndërtuar mbi bazën e besnikërisë. Sot, ajo është më e famshme se ish i dashuri, ndaj nuk ka dëshirë t’ia përmendë emrin. Por gjithsesi, është e hapur për njohje të reja me shqiptarë.

Please follow and like us: