Albspirit

Media/News/Publishing

Fier, vetëplagoset me armë, përfundon në gjendje të rëndë 32 vjeçari

Një 32 vjeçar ka oërfunduar në spital në ghendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se rreth orës 13:10, në Spitalin Rajonal Fier është sjellë nga familjarët 32-vjeçari me inicialet A. K., banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier. Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij. 32-vjeçari i plagosur ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: