Albspirit

Media/News/Publishing

Fotot e Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës në muret e burgut Spaçit

Ish të përndjekur dhe të rinj nga FRPD protestuan në Spaç kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Në muret e burgut janë ngjitur fotot e Gramoz Ruçit dhe të Fatmir Xhafës me Enver Hoxhën, ndërsa ish të përndjekurit kanë qëndruar në dyert e qelive në shenjë proteste për emrat që PS zgjodhi të emërojë në krye të ministrive. Me protestuyesit ishte edhe drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti që nuk ngurroi ta quajë PD të shitur gjatë paradites.

Në reagimin e tij ai numëroi vuajtjet e gjithë të përndjekurve të vendit, të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.

Please follow and like us: