Albspirit

Media/News/Publishing

“Historia me votat e rrjedhura, intrigë për të larguar vëmendjen nga bojkoti i çeljes së Kuvendit nga qeveria amerikane”

Historia me votat e rrjedhura,në emër të PD, zëdhënësja e grupit parlamentar të kësaj partie Grida Duma, e ka cilësuar intrigë për të larguar vëmendjen nga bojkoti i qeverisë amerikane të çeljes së punimeve të Kuvendit
“Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për të larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.
Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj”, ka reaguar Grida Duma.

Please follow and like us: