Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kaduku-Bashës: Nuk të kam njohur dhe as nuk të njoh për lider opozite!

Hollandez i dashur! Unë, Ilir Kaduku, themelues i PD, profesori i lëvizjes studentore ’90, individi që nuk ka gëzuar asnje post politik dhe shtetëror në jetën e tij, personi që nuk njeh as edhe një njollë në biografinë e tij politike, publikisht të deklaroj: nuk të kam njohur dhe as nuk të njoh për lider opozite! Me sinqeritetin më të madh të kërkoj që të japësh dorëheqje sa më parë dhe të lejosh demokracinë shqiptare të marrë frymë lirisht! Populli Shqiptar nuk do të lejojë qe ti dhe Shpura Basha të mohojnë sakrificat për çrrënjosjen e komunizmit dhe për instalimin e demokracisë reale! Leri matrapazllëqet politike, mashtrimet patollogjike, ndërgjegjësohu dhe largohu nga skena politike sa nuk është vonë! Vetëm revolucioni i vërtetë demokratik jashtë sistemit të fëlliqur politik që ka gatuar kuzhina elektronike Basha – Rama mund të shpëtojë demokracinë shqiptare nga katastrofa! Poshtë 18 Maji, dita e tradhtisë kombëtare, e kurvërimit politik PD – PS!

Please follow and like us: