Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-koordinatori i PD: Arkitektët e së keqes u rikthyen në Kuvend, partia është e shitur

Ish-drejtuesi i Departamentit të Përndjekurve në PD, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza të forta për PD-në. Ai akuzon se ata që bërtisnin liri demokraci sot janë kthyer kundër vuajtjeve të ish- të burgosurve.

Reagimi i Alizotit
Arkitektet  e të keqes u kthyen sërish në këtë vend. Ata ishin, por sot ata janë sërish në majat e shtetit shqiptar.  A thua do kishte dalë të brohoriste Arben Broci, ‘Liri Demokraci’, sikur të shihte të ardhmen ku eprorët më të lartë, të cilët i morën jetën u kthyen më të fortë se kurrë? A do protestonte ai, a do duronin vuajtjet mijëra të burgosur, a do ta pranonin litarin shumë burra fisnikë të këtij kombi? A do jenë të qetë trupat e humbur nëpër tokën e vuajtur shqiptare? A vlejtën lotët, dhimbjet për fëmijët e tyre të mbyllur nëpër kafazet e komunizmit? Kur sot, pikërisht sot, Sekretari i Rinisë Komuniste, Hetuesi, është Ministri i Brendshëm i Republikës Popullore Socialiste, sot mbi  shpirtrat e gjallë dhe të gjallëve me shpirtra te vdekur. Me një parti të qendrës së djathte TE SHITUR. Sot këta do të drejtojnë tempullin e demokracisë shqiptare e shoqërinë shqiptare. Nga Ausshvici shqiptar, pikërisht nga këtu ka filluar e djathta e dëshira për liri, nga këtu do fillojë dhe qëndresa jonë. Hapja e e parlamentit shqiptar eshte turpi me i madh i kombit dhe i te djathtes shqiptare. Jemi sot pikerisht në Spac per t’ju kujtuar ekzekutuesve dhe bijeve te  tyre, por edhe partise se qendres se djathte, perfaqësuesit e te ciles nuk e kane marre asnjehere mundimin te shohin vendin e vuajtjeve te shqiptareve. Ky vend u ndertua per ata qe mendonin ndryshe. Dhe sot perfaqesojnë Shqipërinë ata qe i dhunuan, ata te cilët menduan dhe luftuan ndryshe.

Please follow and like us: