Albspirit

Media/News/Publishing

Kabineti Haradinaj shpall përbërjen e qeverisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për t’u zgjedhur kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Haradinaj ka marrë votën e 62 deputetëve, derisa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së janë larguar nga salla.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar. Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

  1. Zëvendëskryministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Paoclli
  2. Zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj
  3. Zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj
  4. Zëvendëskryeministër, Dardan Gashi
  5. Zëvendëskryeministër, Dalibor Jevtiq
  6. Ministër i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha
  7. Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj
  8. Ministria e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj
  9. Ministër i Financave, Bedri Hamza
  10. Ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili
  11. Ministër i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi
  12. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj
  13. Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha
  14. Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri
  15. Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi
  16. Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj
  17. Ministër i Diasporës, Daradan Gashi
  18. Ministër  i Bujqësisë, Nenad Rikado
  19. Ministria e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq
  20. Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Please follow and like us: