Albspirit

Media/News/Publishing

Librazhd, makina përplaset me fugonin, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në fshatin Labinot Fushë, ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas te dhenave te para mesohet se nje makina eshte përplasur me nje furgon, duke shkaktuar 6 te lenduar. Mjeti me targa MM 457 KM drejtuar  nga  shtetasi  P.H., 37 vjec  banues  ne  Tirane, eshte  perplasur  me  mjetin  tip  furgon  me targa  El 4043 C drejtuar nga shtetasi N.B., 65 vjec banues ne Polis. Si pasoje  jane  derguar ne spitalin Kirurgjik Elbasan dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjeret e furgonit shtetasit ; D.P., 60 vjece, K.P., 69 vjec,  V.P., 4 vjec dhe O.P., 9 vjec, te cilet ndodhen ne spitalin Kirurgjik Elbasan jashte rrezikut per jeten.  Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Please follow and like us: