Albspirit

Media/News/Publishing

Manchester City shkatërron 5-0 Liverpoolin

Manchester City është spektakolar! I tillë u tregua sot në ndeshjen me Liverpool në shtëpi, ndaj të cilit fitoi 5-0. “Qytetarët” e nisën me vrull ndeshjen dhe shënuan shpejt me sulmuesin Aguero pas 24’ lojë. Në fundin e pjesës së parë Mane bëri një ndërhyrje “makabër” ndaj portierit Ederson, i cili u desh të linte ndeshjen. Mesfushori i miqve u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që vendësit gjetën golin e dytë me brazilianin Jesus. City dominoi dukshëm takimin, me lojtarët e Klopp-it tërësisht të dorëzuar. Jesus shënoi edhe një here tjetër, ashtu si gjermani Sane (me dopietë).

Please follow and like us: