Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare, aktorja Hajrie Rondo

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë sot rreth orës 16:00 në moshën 66 vjeçare në Himarë. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Më herët fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Në daljen e fundit publike aktorja mori çmimin “Simbol i Qytetit” ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë. “Shiheni jetën me ngjyra”, këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve gjatë ceremonisë. Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Filmografia

  1. Ballkan Pazar (2011)
  2. Ne dhe Lenini (2009), …Semihaja
  3. Dhimbja e dashurisë (2008) serial
  4. Tifozët (2004) – (TV),…Frosa
  5. Borxhliu (1999) – (TV),…Fija
  6. Dashuri në krisma – (1997) (TV),…Zenepja
  7. Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
  8. Pesha e kohës – (1988),…Evanthia
  9. Një vit i gjatë – (1987),…Donika Saro
  10. Përrallë nga e kaluara – (1987),…Tana
  11. Kush vdes në këmbë – (1984),…Lina
  12. Një emër midis njerëzve-(1983)
  13. Nëntori i dytë – (1982),…Lima Kepiego
  14. Agimet e stinës së madhe, – (1981),…Xifja
  15. Vëllezër dhe shokë – (1980),..Mara.
Please follow and like us: