Albspirit

Media/News/Publishing

Nisi rrugëtimin shkolla shqipe në Tampa, Florida, SHBA

GAZETA “DIELLI”, një vit më parë

 

 

Të shtunën më 3 Shtator 2016 nisi rrugëtimin Shkolla Shqipe në Florida, një sipërmarrje patriotike e degës së ‘Vatrës’ në Tampa, Florida. Urime më të mira për nxënësit dhe mësuesit!

Federata ‘Vatra’ e përgëzon degën e ‘Vatrës’ në Tampa dhe grupin nismëtar për këtë nisme dhe i jep mbështetjen dhe do ta suportojë me të gjithë mundësitë. Nga qendra u nisën për këtë shkollë materialet e para shkollore përfshi Abetaren e njësuar dhe fletët e punës, por së shpejti presim një furnizim më të plotë nga Bashkia e Kamzës, e cila edhe më parë e ka ndihmuar ‘Vatrën’ për të mbështetur shkollat shqipe që janë hapë me mbështetjen e ‘Vatrës’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast falenderojmë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e cila ka ndihmuar degën e ‘Vatrës’ në Jacksonville, Florida, e hapur vitin e kaluar.

Do të donim që edhe Shqipëria, me institucionet e saj arsimore dhe diplomatike këtu në SHBA, të bëhej e gjallë për të dhënë kontributin që i takon.

Nga ana e saj, Dega e ‘Vatrës’ në Tampa, ka përcjellë një komunikatë të shtunën me rastin e hapjes së Shkollës Shqipe atje. Po e përcjellim:

“Shkolla Shqipe ‘Vatra’ u inagurua sot me sukses. Falenderojmë të gjithë bashkëatdhetarët që me pjesëmarrjen e tyre e bënë këtë event më mbresëlënës. Falenderojmë mësuese Zj. Yllka Bejo që me aktin e saj patriotik po ndjek gjurmët e Nënë Terezes, “Çfarë të jap unë për Kombin, jo çfarë të japi Kombi për mua” u shpreh Zj. Bejo. Një thënie shumë domethënëse që na frymëzon të gjithëve. Një falenderim të veçantë për Z. Martin Marra për kontributin e tij dhe që ndjehet krenar në mësimdhënien e gjuhës shqipe fëmijëve tanë. Hapja e shkollës nuk do bëhej e mundur pa kontributin e pashtershëm të Z. Tasim Ruko, Z. Isuf Spahiaj, Zj. Greta Monty, Z. Jason Sulisufaj, Z. Arian Kushta. Z. Piro Poloska, Z. Lulezim Nurka l, Z Mario Mihaj dhe Zj. Zamira Rubjeka. Falenderojmë për kontributin material dhe moral të Z. Ed Suçaj , Z. Fadil Shehu, Z. Fadil Neziri, Z. Ari Abdi, Z. Hasan Rubjeka dhe Z. Lander Lena që gjithmonë përkrahin çdo aktivitet patriotik. Falenderojmë nënat shqiptare në Diasporë që ushqejnë Shqiponjat me dashurinë për gjuhën dhe Kombin. Jemi mirënjohës të gjithë dashamirësve që me urimet na inkurajojnë të punojmë më shumë. Jemi mirënjohës ‘Vatra’ NY për materialet dhe degët të ‘Vatra’ Orlando, Vatra Michigan, Vatra Queens dhe ‘Vatra’ Jacksonville. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe bijtë e saj kudo që ndodhen!

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

 

Please follow and like us: