Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria e re e Kosovës, ja si janë ndarë ministritë

Zbulohet Qeveria e re e Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar mbrëmjen e sotme listën përfundimtare të ministrive, që do t’i takojnë partive të ndryshme të koalicionit PAN-AKR. PDK, si partia më e madhe, do t’i ketë 6 ministri, dhe një zëvendëskryeministër.

AAK do të ketë më së paku ministri,  atë të FSK-së dhe të Infrastrukturës. Ndërkohë, Nisma për Kosovën do t’i ketë 3 ministri dhe një zëvendëskryeministër, ndërsa AKR do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe 4 ministri, përcjell Gazeta Blic.

Sakaq, Lista Serbe do t’i ketë 3 ministri dhe një zvendëskryeministër, ndërsa komunitetet joserbe do t’i kenë dy ministri. Lista Rugova do t’i ketë dy poste, një zëvendëskryeministër dhe një ministri, që do ta udhëheqë Dardan Gashi.

Lista e plotë:

PDK
Zëvendëskryeministër
Ministria e Financave
Ministria e Shendetesise
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve
Ministria e Integrimeve
Ministria e Drejtesise
Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise

AAK
Ministria e FSK-së
Ministria e Infrastruktures

NISMA
Zevendeskryeminister
Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale
Ministria e Arsimit
Ministria e Tregtise dhe e Industrise

AKR
Zevendeskryeminister i pare
Ministria e Puneve te Jashtme
Ministria e Brendshme
Ministria e ZHvillimit Ekonomik
Ministria e Mjedisit

Dardan Gashi
Zevendeskryeminister
Ministria e Diaspores dhe e Investimeve Strategjike

Lista Serbe
Zevendeskryeminister
Ministria per Kthim
MAPL
Ministria e Bujqesise

Komunitetet jo serbe
Ministria e Administrates Publike
Minister pa portofol

Please follow and like us: