Albspirit

Media/News/Publishing

Rezultatet negative në eleminatore për Kosovën, jep dorëheqjen Albert Bunjaku

Pas një serie ndeshjesh me rezultat negativ Albert Bunjaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses së Kosovës.

Për teknikun 46 vjeçar ky ishte një vendim i vështirë pasi ishte nën drejtimin e Kombëtares prej  8 vitesh. Trajneri në dakordësi me Federatën e Kosovës lajmëroi se do të qëndrojë edhe 2 ndeshjet e fundit e më pas do të largohet nga stoli i “dardanëve”.

Albert Bunjaki në gjurmët e Gianni de Biasi, natyrisht jo në sukses , por në rrugën e largimit. Trajneri i cili drejtonte përfaqësuesen e Kosovës prej 8 vitesh ka vendosur që të parashtrojë dorëheqjen në dakordësi me Federatën e Kosovës pas rezultateve jo pozitive të “dardanëve” në ndeshjet eliminatore të kampionatit botëror. Tekniku 46 vjeçar  i cili do të qëndroj në stol edhe në 2 takimet përmbyllëse të fazës kualifikuese dukshëm i prekur deklaroi se ishte një vendim i vështirë.

Bunjaki u shpreh se do të vijojë karrierën e tij si trajner duke kërkuar dyer të hapura për një rikthim të mundshëm në stolin e përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen.

Përgjigjia  e presidentit të FFK Fadil Vokrri ishte e menjëhershme duke i lënë hapësirë një rikthimi të mëvonshëm të Bunjakit, teksa në lidhje me pasuesin e tij numri 1 i futbollit në Kosovë u shpreh se federata do të nis të kërkojë për trajnerin e ri pas përfundimit të eliminatoreve.

Kosova aktualisht mban vendin e  fundit në grupin I me vetëm 1 pikë, ndërkaq që në dy sfidat përmbyllëse të eliminatoreve të botërorit, përfaqësuesja blu do të përballet me Ukrainën dhe Islandën.

Please follow and like us: