Albspirit

Media/News/Publishing

Romeo Gurakuqi: Sot në përkrahje të Shoqatës të të Persekutuarve Politikë

Për vëmendjen e të gjithë atyre që në vitin 1991 ëndërruan një vend si gjithë Europa, të dekomunistizuar, të lirë dhe pa drejtimin e “cigareve” të vjetra të diktaturës;

Për vëmendjen e atyre dhjetra vajzave dhe djemve të Shkodrës, që më qëndruan pranë gjatë fushatës elektorale, me vullnet të lirë, në ditët e shpresës së një përmbysjeje të regjimit neokomunist, për një Shqipëri ndryshe, në nderim të kujtimit të mijëra bashkëqytetarëve tanë që luftuan për përmbysjen e diktaturës së skuadrave të ish Sigurimit të Shtetit;

Për vëmendjen e të gjithë atyre që më 14 janar 1990 dhe 1, 2 dhe 3 prill 1991 u gjendën të bashkuar, në rreshtat e përballjes me Organet e Specializuara të MPB që po terrorizonin Shkodrën:

Sot në përkrahje në Shoqatës së të Persekutuarve Politikë: ora 18.00. Tiranë

I mbetem qëndrimit për ndërmarrjen e një nisme ligjore, për pastrimin e institucionit më të lartë sovran dhe gjithë drejtimit politik të vendit, nga tentakulat e ish oficerëve të organeve të diktaturës, nga të gjithë ata që shërbyen si garda të udhëheqjes së Byrosë Politike dhe nga të gjithë ata që kanë kryer udhëtime të porositura spiunazhi, për llogari të Ish Sigurimit, ish MPB dhe Byrosë Politike të PPSH.

Një kërkesë e posacme duhet t’i bëhet Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, për verifikimin me themel dhe gjerësi, të personazheve që kërkojnë me drejtue sot shqiptarët: a mund të aksesohen dosjet e viteve 1972- 1989?

Po urdhërat e komandës mes MPB dhe Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, më 1, 2 dhe 3 prill 1991, cili komision i paanshëm shtetëror mund t’i verifikojë?!

Please follow and like us: