Albspirit

Media/News/Publishing

Sevim Arbana sulmon ‘’Lolitën”, pse kërkon që ta mbyllin faqen

Aktivistja e shoqatës për mbrojtjen e grave, Sevim Arbana kërkon mbylljen e faqes ‘Lolita’. Përmes disa statuseve në profilin e saj në rrjetet sociale Arbana kërkon që miqtë e saj t’i bëjnë ‘’report” faqes në fjalë. Po pse kanë nisur kontraditat mes tyre? E gjitha pas disa statusesh të ‘’Lolitës” kundër OJQ-ve për mbrojtjen e grave, që sipas saj vjedhin më shumë sesa iu vijnë në ndihmë të dhunuarave. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Arbanës, meqë edhe vetë e drejton një organizatë të tillë. Ajo e konsideron faqen hienë, dhe se shpifjet e saj nesër mund të prekin dikë tjetër.  S’ka vonuar përgjigja e Lolitës, ku i nxjerr lajme nga arkivi që e përfshijnë emrin e Sevim Arbanës në hetime për vjedhje fondesh.

STATUSI I SEVIM ARBANËS:

Te nderuar miq te mij ne kete rrjet!
Per shkak te angazhimit tim,fjales sime te lire dhe qendrimit tim pa kompromis ne keto 27 vite,nisur nga nje status qe nje person i nderuar, profesor, kish bere, bera dhe une komentin tim.
Nje faqe/blog/ hiene, apo ku di une, pasi nuk ka emer personash konkrete, po thjesh, emrin LOLITA, shfryn, shan, anatemon, shpif, perdor nje gjuhe vulgare, sipas klaneve dhe interesave te saja.
Kjo eshte faqja/blogu/anonimi/ apo ku di une LOLITA.
Ju lutemi RAPORTOJENI kete faqe, se neser ajo mund te shpife, shfryje, shaje, damkose, secilin nga ju, sipas interesave te njerit, apo tjetrit.
Sa per dijeni te miqve te mij, nuk kam asnje akuze per shperdorim fondesh, abuzim stafi, gjera te tilla te shemtura. Perkundrazi, kam kallezime per persona/person, te lidhur me klane mediatike te forta, te cilat kane vjedhur, kane mbivendosur fonde, kane pervetesuar asete dhe sende me vlere te institucionit, kane bere deshmi te rreme, me kane dhunuar mua ne krye te detyres, duke perdorur dhe median e shkruar, , etj,etj. Per kete jane vene ne dijeni; UN Women, UNICEF, ADA, Austri, EU, Albania, Ambasada Amerikane, gjykatat, Prokuroria..
Ju falenderoj per mirekuptimin!
Ka te beje me gjuhen e urrejtjes dhe shpifjen per te damkosur njerezit qe punojne!

REAGIMI I LOLITËS: 

Mirë që nuk ndihmojnë femrat e dhunuara, mirë që vjedhin fonde, mirë që dhunojnë koleget por duan të na mbyllin edhe gojën. Po kërkon të raportojnë Lolitën dhe të mbyllet faqja duke bërë rolin e viktimës, që të mos ia prishë askush rehatinë në vjeljen e fondeve. Nga google nuk mund t’i zhdukësh gjërat me të njëjtën lehtësi që zhduk fondet moj zonjë.

Please follow and like us: