Albspirit

Media/News/Publishing

Simptomat e hershme të infeksioneve urinare

Infeksionet e aparatit urinar janë ndër problemet më të shpeshta që hasen në praktikën e përditshme pothuajse tek të gjitha grupmoshat. Ndërkohë që më të shpeshta shfaqen tek femrat.

Megjithatë, jo të gjitha kërkojnë ndihmën e mjekut, duke mos e ditur, apo neglizhuar faktin se mostrajtimi i duhur dhe në kohën e duhur çon në kronicizimin e problemit (përsëritjen e herëpashershme), çka shton edhe rrezikun për të pasur edhe sëmundje të tjera.

Kurse meshkujve rrallëherë u shfaqen infeksione urinare simptomatike (me shenja klinike) përpara moshës 45 vjeç, me përjashtim të rasteve kur kanë defekte të lindura të aparatit uro-genital.

Një ndër faktorët më të shpeshtë tek moshat e reja është kontakti seksual, kjo për faktin e traumës që pëson uretra gjatë aktit seksual. Megjithatë, roli i saktë i kontaktit seksual në origjinën e infeksioneve urinare mbetet ende i paqartë.

Te meshkujt, infeksionet e prostatës, janë faktorë të rëndësishëm që favorizojnë praninë e mikrobeve në urinë.

Faktorë të tjerë favorizues janë: tumoret, ngushtimet e kanalit të urinës, gurët, zmadhimi i prostatës, çrregullimet neurologjike të fshikëzës (dëmtimi i nervave të vezikës), refluksi veziko-uretral (kthimi mbrapsht i urinës), manipulimet urologjike, të moshuarit, njerëzit e shtruar në spital dhe ata që janë të detyruar të rrinë në shtrat.

Gjithashtu janë të rriskuar nga këto infeksione në masë, edhe pacientët që vuajnë nga hipertensioni arterial (tensioni i lartë), diabeti i sheqerit, si dhe ata që janë të detyruar që të thërrmojnë gurët në veshka, etj.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara edhe 4 simptomat dalluese për të zbuluar sa më herët këto infeksione.

 

Simptomat dalluese

  1. Së pari është dhimbja. Shfaqje të saj janë: djegiet gjatë aktit të urinimit, rëndesa rreth zonës perianale (rreth anusit e më gjerë), dhimbja lumbare (dhimbje mesi) e njëanshme, ose e dyanë me përhapje drejt stomakut, ose organeve të jashtme gjenitale.
  2. Kurse tek fëmijët është mjaft e shpeshtë dhimbja e barkut.
  3. Një shenjë tjetër e rëndësishme janë çrregullimet e aktit të urinimit (urinim i shpeshtë gjatë ditës dhe natës, mbajtje e urinës dhe urinim në dy kohë, urinim me gjak etj).
  4. Përveç këtyre shenjave mund të kemi edhe një përkeqësim të gjendjes së përgjithshme, temperaturë me ethe të herëpashershme