Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekja e balerinës, i dashuri e tërheq zvarrë me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli të Italisë. Një 24-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u tërhoq zvarrë nga makina e të dashurit. Balerina Alessandra Madonna ka pasur një grindje të fortë me të dashurin dhe ai është larguar nga shtëpia. Por ajo nuk ka dashur që ai të largohet, prandaj është kapur pas makinës së tij. Djali nuk e ka ndalur makinën, duke e tërhequr për disa metra zvarrë, derisa 24 vjeçarja ka rënë në tokë pa ndjenja dhe më pas ka vdekur në spital. Mamaja e vajzës ka tentuar vetëvrasjen, pasi mori vesh lajmin e hidhur, ndërsa i dashuri i balerinës po mbahet në Polici, deri në sqarimin e situatës./dritare.net/

Please follow and like us: