Albspirit

Media/News/Publishing

19-vjeçarja korçare e pushkatuan pa mëshirë

Ishte vetëm 19-vjeçe në kohën kur u pushkatua. Mëkati i saj ishte sepse ëndërronte për liri. Kjo është jeta e trishtë e partizanes nga Korça Floresha (Lola) Myteveli-Mirahori. Ajo u vra nga gjermanët në vitin 1944. Floresha ishte pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek.XV. 19-vjeçarja korçare u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola u pushkatua nga nazistët në gusht 1944. Para pak mujave, edhe ish-kryeministri Rama e kujtoi vajzën e re në rubrikën e tij amacord.

Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga radhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si “odshakësia shqiptare”. Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek.XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri. Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe: “Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën ia kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim”!

Please follow and like us: