Albspirit

Media/News/Publishing

2015, kur Atalanta Kërçyku sfidonte bukuroshet europiane

 

 

 

Atalanta Kërçyku është shqiptarja e parë që fitoi kurorën e “Miss Ballkan 2015”, kur më parë kishte qenë fituese e disa kurorave të tjera të bukurisë dhe hijeshisë femërore. Atalanta përfaqësoi Shqipërinë në eventin e përvitshëm që u mbajt gjatë 28.12.2014 – 01.01.2015 “Miss New Year of Ballkan 2015“ në Shkup nga organizatori Milorad Caik. Në të morën pjesë 12 vajza që përfaqësonin shtete të ndryshme të Ballkanit e më gjerë si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Polania e Sllovenia. Atalanta fitoi vendin e parë, duke e nxjerrë shtetin e vet në krye të Ballkanit. Ajo është nga qyteti i Elbasanit, e gjatë 175 me përmasa trupore 90-60-90. Atalanta qëndroi për një vit si mbretëresha e Ballkanit.  Dhurata më e mirë për natën e vitit të ri ishte kurora në Shkupin me borë. Modelingu për të vjen si profesion i dytë, pasi ka studuar për Arkitekturë. Ndërkohë udhëton nëpër tërë botën për kontrata të ndryshme modelingu. Aktualisht është imazh i syzeve ‘Avanglion’ e ‘Police’ në Kroaci e imazh i ‘Kryoline Make up Serbia’.

Atalanta Kercyku  shqiptarja qe fitoi “Miss Ballkan 2015”

Image result for atalanta kercyku

Image result for atalanta kercyku

Please follow and like us: