Albspirit

Media/News/Publishing

Dyshime për skandalin ku kreu i partisë mbarëkombëtare mbeti i pashqitur me daktilografisten dhe shkoi në spital i mbuluar me çarçaf

Kohë më parë një skandal i madh shpërtheu në Strugë, pasi një avokat dhe sekretarja e tij janë kapur duke bërë seks. Lajmi ka përfshirë tërë Strugën e Veleshtën dhe ka qenë një autoambulancë nga Spitali i Strugës që ka nxjerrë çiftin nga zyra duke i mbështjellë ata me çarçaf. Sipas portaleve maqedonase bëhet fjalë për një avokat dhe ish-funksionar vendor në Strugë dhe e dashura e tij, e punësuar si daktilografe në zyrën e tij. Burime policore thanë se bëhet fjalë për një avokat të moshës mbi 50 vjeç, i cili më parë ka qenë i njohur edhe si lider i një partie politike për çështje mbarëkombëtare në këtë qytet, ndërsa e dashura e tij 20 vite më e re ka qenë e punësuar si daktilografe. Mjekët e Urgjencës së Strugës jozyrtarisht kanë bërë të ditur për ngjarjen, por duke mos dhënë detaje. Sipas tyre, ndodh në raste të rralla që gjatë aktit intim të ketë probleme të tilla të shtangimit të organeve gjenitale dhe se në situata të tilla përdoren injeksione për të stabilizuar situatën. Mjekët e autoambulancës nuk kanë mundur që të shkojnë në vendin e ngjarjes, por ata kanë çuar çiftin e ngjitur pranë qendrës emergjente, ku përmes injeksionit të dhënë, është bërë ndarja e tyre. (Kjo dukuri u ndodh shpesh qenëve të rrugës, por edhe atyre të racës). Ngjarja shkaktoi interes të veçantë jo vetëm në Strugë, por edhe në Ohër dhe në momentin kur avokati dhe dashnorja e tij janë nxjerrë të mbuluar me çarçaf nga zyra e tij, aty janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve. Ndërkaq “Portalb” bën me dije se asnjë avokat nga Struga nuk është bllokuar me dashnoren e tij dhe për këtë ka informuar opinionin përmes dëshmive me shkrim nga Policia, Shtëpia e Shendetit dhe spitali i qytetit në Strugë. “Press 24” publikoi kopjet e vërtetimeve, por në ato vërtetime nuk shihet emri i zyrës së avokaturës për të cilën është kërkuar vërtetimi, ndaj në mungesë të “emrave të shlyer” në ato vërtetime, mbetet shpresa se kjo ka të bëjë me të vërtetën dhe se avokati nuk ka përjetuar atë që është shkruar. Ky portal bëri publik fotokopjet e Policisë në Strugë, Shtëpisë së Shëndetit (Ndihma e shpejtë), nga të cilat shihet se asnjë nga këto shërbime nuk ka ndërhyre në këtë seks-skandal, në të cilin siç është publikuar kohë më parë, avokati nga Struga, aktiv edhe në politikë është bllokuar gjatë aktit seksual me dashnoren e tij. Siç shkruan portali, kjo dëshmon se ngjarje e këtillë nuk ekziston dhe siç thuhet nga konsultimet e avokatëve strugan nga “Press 24”, dyshojnë se shkrimi ka qenë i inspiruar nga një ngjarje e ngjashme kohë më parë të ndodhur në një fshat të Ohrit.

Please follow and like us: