Albspirit

Media/News/Publishing

Arielle Reitsma, zbulimi i ri i Hollivudit

 

E ka nisur karrierën si top model, por Hollivudi duket se e ka mirëpritur si aktore fal interpretimit të saj përkrah Tom Cruise, në filmin “Rock of ages”. Sensualja Arielle Reitsma, ka deklaruar se preferon djemtë italianë, duke u shprehur se: “Janë më të mirët, nuk tradhtojnë kurrë dhe i duan shumë nënat”.

Në një intervistë për revistën Arielle ka rrëfyer për eksperiencën e saj në Hollivud dhe marrëdhëniet e saj me meshkujt. “Nuk kam arritur të zë miqësi me Tom gjatë xhirimeve të filmit ‘Rock of ages’. Kur recitoja pjesët e mia, ai nuk ndodhej aty”, tregon Arielle, e cila është rritur në Boston, në një familje të thjeshtë dhe për këtë arsye i është dashur të luftojë shumë për të arritur suksesin.

Please follow and like us: