Albspirit

Media/News/Publishing

Candice Swanepoel, ëngjëlli i ‘Victoria’s Secret’

Firma e njohur, ‘Victoria’s Secret’ është çdo herë dhe më e palodhur për të promovuar, falë edhe modeleve të saj shumë të bukura dhe sensuale, shumë shpesh të cilësuar si engjëj, linjën e saj të të brendshmeve për femra. Çdo herë, marka e njohur e veshjeve intime gjen mënyra të reja për të reklamuar krijimet e saj të reja.  Dhe ideja më e fundit është vërtetë shumë interesante.

Me anë të një videoje të hedhur menjëherë në ‘Youtube’, ajo që është cilësuar si një nga ‘engjëjt’ më magjepsëse dhe më sensuale të ‘shtëpisë së Victoria’s Secret’, Candice Swanepoel, pozon duke mbajtur në dorë portretet e personazheve, që sipas saj, janë femrat më seksi dhe sensuale të showbiz.

Në këtë mënyrë, këngëtarja amerikane, Beyonce është ajo që triumfon në kategorinë e nënave, duke qenë se pak kohë më parë solli në jetë vogëlushen Blue Ivy, por menjëherë u rikthye në një formë shumë të mirë fizike; modelja dhe aktorja Amber Heard spikat për format e saj trupore të kolme; Jennifer Lawrence është në top-listë për sytë shumë të veçantë; Britney Spears për zërin e pangatërrueshëm; Jessica Chastain për buzëqeshje e ëmbël etj.

Please follow and like us: