Albspirit

Media/News/Publishing

Faik Konica: Ne shqiptarët nuk vëmë dot mend

Dukë parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhë të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjet, në vafshin si vemi, do të jemi aq poshtë sa dhe sot.

Greqia u-rrëkëllye dhe u shua për jetë: ne, në vent që të marrim mësime dhe duke kërkuar shkakët e rrëkëllimit të Greqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhe në një shojtje e përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.

Shqipëria është një vent i mjerë dhe i errët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytetari, pa njerëz të shquar, pa njerëz që njohin të mirën dhë përpiqen t’a arrijnë. O është detyra e atyre të pakëve Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara dhe në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhenë? Detyra e tyrë është të përpiqen të këndohet dhe të shkruhet gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshet dhe të rritet mendimi kombiar, të çahen dhe udhera të mira edhe të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallet tregëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhe tonë. Po këto punëra s’bëhen pa vojtje; duhet, për t’i mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët e vërtetë’ s’janë të zotërit t’i kenë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lehtë: politike.

Të lëshojë Turqinë njeriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë memoranda, të këndonjë gazetat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajve, e të tjera, janë lodra për të cilat s’duhet as dituri e madhe as mundim i shumë.

Pa të përpiqet njëriu të ngulë nat’ë ditë, me ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëve ndofta është ca m’ë rëndë.

Të vesh t’u thuash ‘mëmëdhetarëve të vërtetë’ ejani të punojmë për gjuhën shqip dhe për mendimin kombiar, do të lodhesh kot: Ata s’duan mundime, po lodra, duan si Grekërit të vënë nëpër kafera, dhe, me fjalë për të qeshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grekërit, andaj u-shuan. Po, siçeë thamë, s’jemi të zotërit të heqim mësime nga vojtjet e botës. Në vent që të vemi të rrëmihim kopshten dhe të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mbledhur pemë që s’kanë zen’ as rrënjë. Atyreve cilëve u pëlqen, le t’i vënë politikës pas; kemi shpresë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqiptarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria e mëmëdheut, ditë për ditë po mblidhën rreth e rrotull flamurit tonë dhe lëftojnë në atë luftën e mirë dhe pa gjak nga e cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqiptar.

Please follow and like us: