Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në Kuvend: Rritje pagash 40 % për mësuesit dhe infermierët

Gjatë seancës së ditës së sotme, ku do votohet programi i qeverisë, kryeministri Rama ja preku disa tema kryesore, por u ndal te shëndetësia, arsimi dhe bujqësia si më kryesoret. Ai tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët. “Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë.
Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati. Edhe për infermierët. Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama.

Please follow and like us: