Albspirit

Media/News/Publishing

Ikën Ergys Agasi, drejtori i LSI nga Ministria e Mjedisit

Për drejtorët e LSI do të nisë ai që njihet si “efekti domino” këto ditë të para të qeverisjes së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Njëri pas tjetrit ose po dorëzojnë detyrën, ose po largohen nga detyra. Sot është larguar nga Ministria e Mjedisit, kreu i ISHMP, Ergys Agasi. Gjatë një ceremonie me punonjësit e ministrisë ai i ka falenderuar për bashkëpunimin.

“Këto 4 vite, në krye të institucionit të ISHMP mund të them me bindje se kanë shenjuar reforma thelbësore në misionin e objektivat e këtij institucioni! Privilegj te bashkëpunoja me Ministrin Koka, i cili më dha besimin të drejtoja një institucion të rëndësisë së vecantë” është shprehur ai. Pritet që në ditët në vijim të tjerë drejtorë të LSI të lënë atë që Edi Rama në fushatë e quante “tepsi”.

Please follow and like us: