Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Llalla: Mitrush Kuteli, njeriu i madh me rrënjët në Artë të Çamërisë

Mbiemri i familjes së Dhimitër Paskos allias Mitrush Kuteli, në fakt ka qenë  Kuteli. Për arsye të persekutimit të pushtetit të Ali Pashës në fillim të shekullit XIX

Gjatë periudhës që Epiri ishte nën udhëheqjen e Ali Pashë Tepelenës mijëra shqiptarë ortodoksë dhe myslimanë të Çamërisë për arsye të ndryshme si punë apo hasmëri u shpërngulën në Greqinë e sotme në ishujt e Jonit, në Korfuz, Qefalonia, Itaka, Peloponezi, e gjetkë. Në Shqipërinë e sotme shqiptarët e Çamërisë të kohës së Ali Pashë Tepelenës u vendosën në Berat, Skrapar, Gramsh, Pogradec e Starovë, ku ndeshim mbiemrin “Çami” mes familjeve të besimit ortodoks, por edhe në Maqedoninë e sotme.

Një nga personalitetet e njohura shqiptare Dhimitër Pasko (1907-1967) i njohur me emrin Mitrush Kuteli rrënjët e hershme i ka nga Arta e Çamërisë. Ai ka qenë shkrimtar, shqipërues dhe ekonomist shqiptar, i njohur ndryshe me emrin e penës Mitrush Kuteli.

Mbiemri i familjes së Dhimitër Paskos allias Mitrush Kuteli, në fakt ka qenë  Kuteli. Për arsye të persekutimit të pushtetit të Ali Pashës në fillim të shekullit XIX, të parët e personalitetit të mirënjohur u shpërngulën si fillim në Mokër të Pogradecit. Më tej, kanë emigruar në Rumani.

Nuk janë të rastësishme ndjenjat e shprehura në letra të Mitrush Kutelit për atdhedashurinë, pra Shqipërinë, sepse ato burojnë nga thellësia shpirtërore. Këto ndjenja i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, vijnë prej thellësive të historisë njerëzore dhe etnike.

Please follow and like us: