Albspirit

Media/News/Publishing

U kap ‘mat’ me Klevis Balliun e PD, reagon Ilda Bejleri…

Ilda Bejleri është një nga femrat më të bukura dhe shpeshherë të komentuara për fotografitë e nxehta dhe hijeshinë e saj , për më tepër edhe për faktin se puna e saj lidhet me një terren tërësisht mashkullor, siç është futbolli. Pak kohë më parë , në festën e 20 vjetorit të Opinion, Ilda qe fotografuar me deputetin e PD-së Klevis Balliu duke dalë nga ambientet e një prej restoranteve në Tiranë. Sot, e ftuar  në Pop Culture , emisionin e Top Channel, lidhur me aludimet mbi një lidhje të mundshme mes të dyve, është shprehur se ajo dhe Klevisi janë shumë miq: “Unë Klevisin e kam mik. Besoj që mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo me të qeshur, pasi pa edhe fotot që ishin postuar në portale. “Nuk kam asgjë për të thënë më tepër se kaq”, –ka qenë fjalia përmbyllëse e bukuroshes së ekranit.

Please follow and like us: