Albspirit

Media/News/Publishing

Erald Kapri: Reagimi i Dritan Hilës është për të vënë duart në kokë

Ky reagim i Dritan Hilës është për të vënë duart në kokë. Hila ka qënë edhe zv/ministër i Mbrojtjes, një vendi anëtar të NATO-s, organizatë ushtarake dhe politike për t’i rezistuar komunizmit. Sipas kësaj llogjike, sot Hungaria nuk duhet të nderojë heronjtë e saj të revolucionit antikomunist të 1956.
Prek Cali ishte një patriot i rrallë dhe kundërshoi me armë diktaturën komuniste në vend.
Sa për informacion historik, Hila bën sikur nuk e di, por luftën nuk e nisi Prek Cali. Brigada e I-rë, tipike terroriste nën drejtimin e Mehmet Shehut, nisi me dhunë e gjak nënshtrimin e çdo kundërshtari imagjinar politik në veri. Britanikët raportojnë se datën 15 dhjetor 1944, në rrugët e Shkodrës kishte 15 kufoma të hedhura rrugës nga partizanët e kësaj brigade.
Qendresa e Prek Calit ndaj diktaturës i jep atij lavdi, që kurrsesi të parët e Hilës nuk do e kenë kurrë.

Please follow and like us: