Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PD-së: Punonjëset e administratës të ngrenë këmbët lart!

Deputeti demokrat i Lushnjës, Myslim Murrizi ka bërë një tjetër deklaratë “bombë” pas denoncimit me foto se çfarë bëjnë policet në komisariatin e Lushnjës.

Murrizi shkruan në “Facebook” se femrat në administratë të ngrenë këmbët sa të duan dhe kur të duan.

“Për të gjithë ATA që u habitën shumë për foton e postuar në fb tim rreth një denoncimi të ardhur nga një qytetare. Së pari, foto ishte hedhur nga vetë vajzat në foto. Së dyti është shumë i rëndësishëm denoncimi i qytetarit që sorollatet nga punonjësit e administratës, sesa foto. Dhe së treti, nuk e kam ditur që kjo qenka MODË që fillon nga i pari i këtyre. Nga sot, i bej thirrje të gjithë punonjëseve të shtetit që t’i ngrenë KËMBËT sa të duan e ku të duan”, – komenton deputeti demokrat në faqen e tij në “Facebook”.

Please follow and like us: