Albspirit

Media/News/Publishing

Lojtarët e lirë që mund ta zëvendësojnë Dembelen e lënduar – Nga Ronaldinho te Cassano e Reyes, një listë me yje (Foto)

E bleu për 105 milionë euro, por Ousmane Dembele pas 51 minutave të luajtur në La Liga, duhet të bëjë një pushim prej 4 muajsh.  

Dembele erdhi si zëvendësim për Neymarin i cili u largua për 222 milionë euro te Paris Saint-Germain.

Mungesa e lojtarit është një çështje e papritur të Barca, gjë që duhet t’i bëjë zgjidhje.

Dështimi për arritjen e marrëveshjes me yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, bën që klubi të mendojë për ndonjë lojtar të lirë dhe pa kontratë ta ofrojë.

Goal ka gjetur disa lojtarë me emër që janë pa kontratë dhe shkruajnë se Ernesto Valverde mund t’i kërkojë klubit që ta ofrojnë një nga këta.

Ronaldinho

Aktualisht pjesë e Legjendave të Barcelonës, po ai asnjëherë nuk e ka konfrimaur largimin nga futbolli edhe pse është 37 vjeç.

Mund të jetë një ofrim i jashtëzakonshëm duke e parë ndikimin që e ka në klub. Ai ka bërë histori me Barcelonën duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Antonio Cassano

Italiani enigmatik kishte thënë që kalimi te Real Madridi ishte lëvizja më e gabuar në karrierë, por a do të ishte i gatshëm për një rikthim në Spanjë te Camp Nou?

Aktualisht 35-vjeç dhe pa skuadër, italiani dëshiron të luajë ende dhe këtë vetëm pas zyrtarizimit e shkëputi kontratën për Hellas Veronën.

Jose Antonio Reyes

Një tjetër lojtar që ka bërë karrierë te Real Madrid dhe aktualisht pa skuadër.

Ai është vetëm 34 vjeç dhe sezonin 2016-17 e ka kaluar në Kataluni te Espanyoli. Një problem i vogël ekziston pasi lojtari është afër që të arrijë marrëveshje me Shanghai Shenhuan për dy vite.

Diego Forlan

Është 38 vjeç dhe e njeh mjaftë mirë futbollin spanjoll.

Ai ka luajtur me Villarrealin dhe Atletico Madridin dhe e ka fituar ‘Pichichin’ për dy sezone.

Së fundmi ka luajtur në indi te Mumbai City, ndërsa këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim në Norvegji.

Emra të tjerë

Ish futbollisti i Kombëtares franceze, Florent Malouda, ka qenë dikur i lidhur me një kalim te Barcelona.

Claudio Pizarro dhe Giuseppe Rossi janë dy emra të tjerë të lirë që janë në kërkim të një skuadre dhe Barcelona do të ishte mundësia e tyre e madhe.

Please follow and like us: