Albspirit

Media/News/Publishing

I lumtë mendja atij që i shpiku…nga Magi’s Tips

 

Një mëngjes i shpejtë, me vonesë për në punë… aspak kohë për të menduar një veshje. Tërheq nga dollapi një bluzë, një palë pantallona dhe në këmbë një palë shapka (meqë nuk i shpëtojmë dot trendit të kohës). Si për çudi, vështrime kureshtare më shoqërojnë rrugës, më shumë çuna mund të them, por edhe jo pak goca… Çfarë kam veshur që po tërheq kaq shumë vëmendje? Click: shapkat kanë 5 cm takë. Si ka mundësi që një ndryshim i tillë na bën më tërheqëse?

Në punën time nuk më nevojitet të jem çdo ditë me taka, prandaj kam filluar t’i shmang. Edhe për arsye rehatie. Por e vërteta është që ndihesh si një njeri tjetër kur i vesh. Jam kundër këpucëve stileto për përditshmërinë. Takat katrore ose kitten, siç janë në modë këtë vit, më pëlqejnë shumë. Tjetër gjë darka ku mund ti lejojme vetes cdo lloj stili.

Duhet të kemi shumë kujdes kur veshim “heels”. Në shumë raste dukemi seksi, por duhet t’i mbajmë deri në masën që mund të ecim, pasi në të kundërt do torturohemi, do coptohemi dhe do dukemi shumë qesharake. (Nuk besoj që ka gocë që, mbas një dite me taka, të mos vendosi 3 ankerplast për të mbuluar plagën që i është bërë).

Stilistet këtë vjeshtë/dimër si Balmain, Christian Dior, Zuhair Murad, Elie Saab, Saint Laurent, Balenciaga, Celine na propozojnë përsëri shapkat, sandalet me çorape, këpucët me push, çizmet e gjera por edhe ato që imitojnë çorape të gjata, kitten heels (këpucë me taka mami), çizme me stampa, gura, temina.

Ashtu si unë dhe shumë goca të tjera nuk mund t’i përballojnë këto firma. Por mos u mërzisni ZARAAAAA ka menduar për ne, i gjejmë të gjitha të sipërpermendurat. Gjithashtu kemi Bershken, Stradivarius, Mango etj etj. Për të qënë mbase më unike, mund të zgjedhim dhe faqe online si ASOS, Top Shop, New Look, Zaful, Yoox…

 

Një veshje shumë e thjeshtë, edhe pse në një tonalitet kthehet super me një palë këpucë të veçanta, me ngjyrë larg normales, me formë të çuditshme…

Magalina Saqellari

 

Please follow and like us: