Albspirit

Media/News/Publishing

Rama e nis ditën me pamje nga Rilindja Urbane, reagojnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne, ka zgjedhur pamje nga Fieri për të uruar ditë të mbarë. Ai ka publikuar disa fotografi të punimeve të bëra në këtë qytet nga lulishte dhe rrugë të ndryshme. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga rilindja urbane në Fier, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Por qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me pëlqimet e fotove, duke komentuar me një varg kritikash. “Po për fukarallëkun që ka zaptuar gjithë popullin nuk thua gjë? Po ikën gjithë rinia në emigrim zotëri”, shkruan një qytetar. Një tjetër komentues ngre këtë shqetësim, “Zonat rurale kanë ngel në vend numëro zoti Kryeministër”.

“Mirë janë keto po ajo Gjanica që të gjitha ujërat e zeza i derdhin i gjithë qyteti në lumë… Lëre kur bën atë shëtitjen në anë bulevardit, të mbushen mushkëritë me ajër të ndotur apo sera nga rafineria e naftës, këto kush i shikon si projekte apo s’ka gjë do bëhet ça vrasim mendjen neve… rri se ka më keq…”, shkruan një tjetër.

Please follow and like us: