Albspirit

Media/News/Publishing

Agjentet femra të shërbimit sekret ‘Mossad’

Ja kush janë “Femrat e hijes” të Mossad,  shërbimi sekret numër 1 në botë

SUPLEMENT/ Shefi i Mossad: Femrat agjente janë më të të zonjat se agjentët meshkuj. Mossad ka zhvilluar një racë të re me super-spiune: Femrat joshëse të reja.
-Ja kush janë gjashtë agjencitë e spiunazhit më të famshme.
-Shërbimet sekrete dhe metodat paranormale te hetimit

Femrat e hijes, flasin super spiunet: Jetojmë si në filma

Marrë nga Globes, Israel business news –
www.globes-online.com, shtator 2012
Janë një nga burime më të rëndësishme të shtetit të Izraelit. Nëse natën flemë të qetë, duhet ta falënderojmë ato. Nëse do ta fitojmë luftën e ardhshme botore, një meritë të madhe do të marrin këto gra. Siguria jonë e jetës kalon në duart e tyre, dhe pavarësisht se ato pjesën më të madhe të jetës e investojnë për vendin tonë, nuk do të lexoni për to artikuj në gazeta, nuk do ti shikoni as në televizion që të mund ti duartrokisni apo ti falënderoni për atë që bëjnë. Mirënjohja dhe lavdia nuk janë për to. Nuk do të arrini ti identifikoni sepse punojnë në mënyrë sekrete. Ato janë gratë hije. Mendjet e tyre ideojnë operacione të guximshme dhe të zgjuara që bëjnë diferencën mes suksesit dhe dështimit. Ato kanë aftësi improvizimi, kanë aftësi të jashtëzakonshme, kanë një arsenal të sofistikuar, zotërojnë disa gjuhë të huaja, kanë një intuitë psikologjike. Duhet të hyjnë në mendjen e tjetrit.
Këto femra punojnë në hije dhe janë agjentet operative të nivelit më të lartë të agjencisë inteligjente izraelite Mossad, një organizatë që nuk ka nevojë për prezantim, falë dinakërisë së saj dhe operacioneve kurajoze që ka bërë. Nuk cilësohet me kot si shërbimi sekret numër një në botë. Ato jetojnë në kërcënimin e vazhdueshëm që mund ti humbasin jetët e tyre, familjen, por edhe lirinë. Ato zhduken nga shtëpitë e tyre, dhe rishfaqem nën identitete të ndryshme, fshihen, ecin krah për krah më armikun. Është e vështirë ta kuptojmë çmimin që duhet të paguajnë. Një spiune që kapet në një shtet armik, pëson tortura nga të rëndat deri tek ekzekutimi. Mossad ka një numër të madh agjentësh të punësuar në selinë kryesore të udhëheqjes, por forcat në terren janë të kufizuara. Në disa celula femrat përfaqësojnë 50 % të agjentëve aktivë, dhe ka njësi operative në drejtimin e femrave. Edhe në njësitë më prestigjioze janë prezente agjente femra me aftësi të të jashtëzakonshme në përdorimin e armëve të më të sofistikuara. Të tjera punojnë në mënyrë sekrete për të lokalizuar armiqtë të tjerët duke survejuar, të tjera duke u marrë me operacionet finale e të tjera duke mbledhur informacione sekrete. Të dhëna që merren nga shtete të tjera, të dhëna që japin sinjale për nisjen e një lufte, kërcënime dhe sulme terroriste, informacione mbi planet sekrete të presidentit sirian Assad dhe presidentit iranian Ahmadinejad. Qëllimi është të zbulojnë planet e tyre taktike (ndonjë sulm terrorist) dhe strategjitë (armët nukleare).
Mossad kërkon me çdo mënyrë të bllokojë që në lindje çfarëdolloj aksioni të planifikuar kundër tyre: nga aktet terroriste e deri tek akordet ilegale, nga lëvizjet strategjike si programet e armatimit bërthamor të Iranit e deri tek furnizimi me raketa i Hezbollah dhe i vendeve armiqësore. Edhe nëse objektivi merr një drejtim tjetër, Mossad e ndjek. Duken të gjitha si koincidenca, por pas kuintave bëhet një punë mjaft e madhe në mbledhjen informacionesh, analizë e tyre, në përfundim të cila nis aksioni i destinuar për të shuar rrezikun,
Agjentet femra bëjnë një jetë prej kameleoni. Një ditë mund ti shohësh duke ecur normalisht në rrugë të veshura me minifunde, një ditë tjetër të veshur si femra biznesi të klasit të lartë, dhe një ditë tjetër mund ti shikosh të transformuara edhe si shitëse ambulatore të veshura me lecka. Këto femra nuk kanë një zyrë: punojnë në terren. Janë femra të pastreha me kostum. Gjithnjë në rrugë, ndryshojnë vazhdimisht identitet, dhe gjithçka e bënë në vendet armike.
Puna e tyre është thellësisht fizike dhe e parashikueshme. Një agjente sekrete operative mund të kalojë pesë ditë dhe pesë net pa fjetur edhe për një minutë te vetme. Nuk duan që objektivin ta humbasin për asnjë mënyrë. Duhet të jenë gjithnjë në vrojtim, nuk duhet të përgjumen, dhe as të kapen. Ushtria izraelite përshkruhet nga karakteri dhe heroizmin mashkullor. Por në Mossad, heroizmi femëror nuk është më pak i fuqishëm se ai mashkullor, ato prej gjeneratash punojnë në fshehtësi dhe prej vitesh këtyre femrave luftëtare u mohohet tu dalë emra si heroina në histori.

Shefi i Mossad: Femrat agjente janë më të të zonjat se agjentët meshkuj.

Femrat janë treguar më superiore se burra. Këtë e konfirmon vetë shefi i Mossad Tamir Pardo, në një intervistë për të ‘Lady Globes’. “Ne rekrutojmë persona me janë nivel të lartë inteligjence dhe kemi e kuptuar në bazë të aksione që agjentet femra janë më superior se kolegët e tyre meshkuj: njohja e terrenit nga e tyre është e shkëlqyer, ashtu si edhe analizimi i situatave. Ato i superojnë kolegët meshkuj në kapacitetet teknike, rezistencën në vuajtje, aftësinë për të bërë rolin që bëjnë si të vërtetë, dhe në disponitetin për ta lënë mënjanë egon e tyre”.

Shërbimi Sekret izraelit – MOSSAD
Mossad (hebr. המוסד למודיעין ולתפקידים מיוחדים‎. ha-Mosad lemodi´in u-le-tafkidim mejuhadim) apo Instituti për veprime të posaçme dhe zbuluese shkurt Instituti, është Agjencia e zbulimit Izraelit dhe është përgjegjëse për mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, kundër-terroriste, dhe operacioneve sekrete përtej kufijve izraelite.
Roli dhe funksioni i Mosadit është i ngjashëm me atë të CIA-s amerikane, dhe Shërbimit Sekret të Zbulimit britanik (MI6), etj.
Mosadi është një nga agjencitë e zbulimit më të njohura, më të famshme e më efikase në botë.
Motoja e shërbimit është: ku nuk ka planifikim, populli rrëzohet, por shpëtimi vjen kur ka shumë këshillim”(Shpr. 11, 14).

Mosadi është një shërbim “qytetar” (civil) dhe nuk përdor grada ushtarake. Rrezja e veprimit të Mosadit me kalimin e viteve është shtrirë në shumë fusha, më të spikaturat janë:
-Mbledhja e fshehtë e informacioneve përtej kufijve izraeliane.
-Parandalimi i zhvillimit dhe zotërimit të armëve të shkatërrimit në masë nga vendet armike.
-Parandalimi i veprimeve terroriste kundër objekteve izraeliane jashtë shtetit.
-Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të posaçme diplomatike dhe të fshehta.
-Sjellja e hebrejve në shtëpi nga vendet ku zyrtarisht nuk lejohet veprimi i agjencive Alija.
-Kryerja e operacioneve zbuluese, strategjike dhe politike.
-Planifikimi dhe kryerja e operacioneve të posaçme përtej kufijve të Izraelit.

Historia
Mosadi u formua më 13 dhjetor, 1949 nën emrin “Instituti Qendror për Bashkërendim”, me porosi të Reuven Shiloah drejtuar kryeministrit të atëhershëm izraelit David Ben-Gurion.

——–

Mossad ka zhvilluar një racë të re me super-spiune: Femrat joshëse të reja

Flasin femrat super-spiune: “Ne flirtojmë, por kur vjen momenti që ata duan seks ne tërhiqemi

Kur shumica e njerëzve mendojnë spiunë ndërkombëtarë, ata ndoshta imagjinojnë figura hiper-mashkullore të tilla si James Bond apo Jason Bourne. Por shërbimi i frikshëm dhe i fshehtë izraelit ka zhvilluar një racë të re me super-spiune- femrat joshëse të reja.
Dhe agjentët thonë se ‘çdo mjet është i vlefshëm“, kur është fjala për dredhinë e tyre femërore, s’ia ha qeni shkopin.
Bota kurrë nuk ka dëgjuar më parë nga spiunët femra të Mossad, të cilët kanë qenë vendimtare për disa prej triumfeve më të mëdhenj të agjencisë.
Por tani pesë prej tyre kanë folur për herë të parë, duke i thënë revistës izraelite Lady Globes, rreth jetesës së tyre të jashtëzakonshme që i bën ato të ndjehen “duke jetuar në një film”.
Vendosja më e dukshëm e talenteve të grave unike erdhi në vitin 1986, kur një agjente e joshi një ish-inxhinier bërthamor duke e futur atë në kurth që ai të kthehej përsëri në Izrael.
Një agjente e tanishme e quan veten Yael tregon për revistën se femrat shpesh kishin një avantazh mbi meshkujt, pasi ato kishin më shumë të ngjarë të besoheshin nga të huajt. ‘Një grua e qeshur e ka një shans më të madh të suksesit“. Një tjetër spiune, Efrat, i bën jehonë kësaj ideje, duke thënë: “Ne përdorim feminitetin tonë, sepse çdo mjet është i vlefshëm”
Por ajo shton se ka shumë gjëra që ajo dhe shokët e saj nuk do të bëni: “Edhe në qoftë se ne mendojmë se mënyra për të çuar përpara misionin është për të fjetur me shefin e stafit Ahmadinexhad, askush në Mossad do të na lejojë për ta bërë atë. “Agjentët e grave nuk janë përdorur për qëllime seksuale. Ne flirtojmë, por kur vjen momenti që ata duan seks ne tërhiqemi, ndërkohë që sekreti duhet të jetë marrë deri në ato momente.
Shefi i Mossad, Tamir Pardo i tha revistës se rreth gjysma e spiunëve të agjencisë janë gra, dhe tha se seksi i ndershëm ka disa avantazhe të dallueshme mbi agjentët meshkuj. “Gratë kanë një avantazh të veçantë në luftë të fshehtë për shkak të aftësisë së tyre për të multitask,” tha ai. “Në kundërshtim me stereotipet, ju shihni se aftësitë e grave janë superiore ndaj njerëzve në aspektin e të kuptuarit territorin, leximin e situatave, vetëdijes hapësinore. Kur ata janë të mirë, ata janë shumë të mirë”.

Flasin për herë të parë
Tashmë, për herë të parë në histori, pas tratativash të gjata dhe mjaft komplekse, arritëm të merrnim një leje speciale për të intervistuar 5 femra agjente të Mossadit, agjente të profilit të lartë. Të gjitha të intervistuarat kanë pozicionin e “komandantes” në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, kjo gradë është e barabartë me atë të kolonelit të gjeneralit të brigadës. Pra dhe njëherë për herë të parë në histori do të lexoni intervistat e agjenteve sekrete të shërbimit sekret më të aftë në botë.
Ti takosh është një surprizë me vete. Janë mjaft të ndryshme nga sa mund ti imagjinosh. Të gjitha, duhet nënvizuar kjo, janë nëna dhe me familje, dhe në të njëjtën kohe drejtojnë skuadra agjentësh në fusha të ndryshme si: përgjim, kontakte me etnitetet armiqësore. Agjentet që operojnë ne vendet armike janë të ekspozuara në rreziqe më të mëdha kundrejt atyre që operojnë ne vendet jo armiqësore…

Emrat e intervistuarve janë me pseudonime për sigurinë e jetës së tyre.

Efrat: “Nëse do të bëja punën time ne një vend armik dhe nësë do të zbulohesha, jeta ime do të merrte fund. Por nuk është dhe aq ndryshe nga dikush që arrestohet në një vend mik dhe e kalon tërë jetën në burg. Gatishmëria për të qenë e gatshme të sakrifikohesh për të mirën e vendit tonë është diçka që na bashkon të gjithëve”.
Efrat është zëvendës shefe në një divizion, komandantja femër e rangut më të lartë në brendësi të Mossad. Ka pasur nën komandën e saj diplomatë ushtarakë të elitave luftuese e deri tek pilotët luftues. Gjatë një misioni ka njohur burrin që më pas u bë bashkëshorti i saj. Çifti, gjithnjë në shërbim aktiv, ka tre fëmijë. Për rezultatet e arritura ka marrë “l’Israel Security Prize”, çmim për sigurinë e Izraelit.

Yael: “Agjentet femra të Mossad, që kryejnë punën e tyre në një vend jahstë shtetit të Izraelit, në çfarëdolloj vendi të janë, në çfarëdolloj kushtesh atmosferike, edhe nëse kanë një fëmijë të sëmurë, e dinë që po e vënë jetën e tyre në rrezik për lirinë e vet”.
Në brendësi të organizatës, Yael është një legjendë (thonë për të: kjo vajzë ka qenë në çdo cep të Tokës dhe i ka përfunduar misionet operative me trimëri të madhe, si vetëm fare, si në brendësi të skuadrës, për shumë vite. Asaj i atribuohen operacione të jashtëzakonshme në fushën e inteligjencës). “Kam punuar fort për të vazhduar shërbimin operative edhe pasi u bëra mama”, tregon ajo. “Më përpara kur hyra në Mossad, kur bëheshe nënë bëheshe transferoheshe si ndonjë lloj bime e shtëpisë. U deshën shumë vite që të pranonin kërkesën time për të më dërguar në shërbim aktiv jashtë vendit. Komandanti më thoshte: Nuk jam i gatshëm të marr përsipër përgjegjësinë e kthimit në shtëpi të një nëne”.

Shira: “Nuk është e lehtë të rekrutosh femra izraelite për Mossad-in. Kur vijnë të sapomartuara, rezistenca në familje është frekuente. Kur partneri i tyre bie dakord, nuk e dinë se ç’po bëjnë. Ose kërkojnë të vënë limite të pamundura”.

Janë të bërë të forta dhe të ashpra
Vitet e fundit, femrat kanë arritur pozicione mjaft të larta në brendësi të Mossad. Femra me pozicionin më të lartë ka qenë zëvendës drejtore nën drejtimin e Shabtai Shavit, që ishte drejtor i përgjithshëm i Mossad nga vitet 1989 deri në 1996. Falë eksperiencës, organizata e kuptou që falë kontributit specialë dhënë nga femrat tani kërkojnë ta forcojnë praninë femërore brenda organizatës.

Si ju ka ndryshuar kjo eksperiencë ekstreme?
Ella: Me kalimin e kohës jemi bërë më të forta, më të ashpra, dhe ky realitet më shqetëson. Standardi këtu është i lartë. Nëse tregohesh hezituese për ndonjë gjë, atëherë gjithçka bëhet copash”.

Ella është 38 vjeçe dhe ka tre fëmijë. “Kur lë pas vetes të gjitha gjërat e bukura, si ngrohtësinë e shtëpisë, dhe shkoj e vë jetën time në rrezik duke lënë burrin dhe fëmijët duke fjetur të sigurtë në shtratet e tyre, ndjej që sytë e mi mbushen më lot dhe në fyt kamë një ngërç. Kur krahasoj rehatinë e shtëpisë time me rrezikshmërinë e aksionit ndihem keq në zemër. Kur gjatë festës së Lag Ba’omer (festë izraelite) lashë detyrat e mia operative për vetëm pak orë për të qëndruar pranë fëmijëve. Isha e vetmja grua në atë festë e veshur me taka, dhe i thashë vetes nga ana tjetër që me shumë mundësi isha edhe e vetmja nënë që isha nën shërbimin e Mossad. Për mua të jem pjesë e organizatës përfaqëson një privilegj shumë të madh. Do të thotë që më është dhënë një nder i madh, dhe njëkohësisht një përgjegjësi e rëndë”.

Shira: “Është si të jetosh në një film, gjithnjë në formë. Është çmenduri. I them vetes: Është e pabesueshme që unë po e bëj këtë. Kam menduar që vetëm Superman- mund t’ia arrinte, njerëz vërtet specialë. Papritmas më ndodh ta gjej veten në aksione që shikohen vetëm në filmat e spiunazhit. Është eksperienca më mahnitëse e jetës. Çdokush që ka mundësinë ta bëjë, duhet ta provojë”.

Ella: “Merrni parasysh një film spiunazhi me kualitet që të ketë dhe aksion. Ato që shikoni në filma, madje edhe më tepër se aq, ndodhin vërtet në jetën tonë, madje në mënyra edhe më të vështira. Po jetoj një film që akoma nuk është xhiruar. Kam marrë pjesë në aksionet më të vështira që ju zakonisht i shikoni në kinema. Në një film aksioni zgjat vetën pesë minuta, të tonat zgjasin me mua. Është një sfidë, si nga këndvështrimi fizik, por edhe nga ana intelektual dhe emocionale. Në kokën tënde je e përqendruar vetëm në luftë me armikun. Mendon si të kalosh vështirësitë dhe të bësh të pamundurën”.

Efrat: “Na kanë mësuar se asgjë nuk është e pamundur. Ekziston vetëm një situatë që ende nuk i kemi gjetur një zgjidhje: dëshira për të kaluar limitet tona për të qenë çdo ditë më të mirët dhe për të bërë çdo ditë atë që quhet “e pamundur”, dhe që të pëlqejë. Se nëse nuk të pëlqen, nuk mund ta bësh dot”.

Nirit: “Në familjen time nuk arrijnë ta kuptojnë motivin, që pikërisht kur morat doktoraturën, vendosa të braktis gjithçka dhe ti dedikohem misioneve të Mossad-it”.

Yael: “Kur më rekrutuan më thanë: ‘Është një punë që asnjë parashutist apo pilot i Forcave Ajrore nuk është i aftë ta bëjë, në mënyrën që ti mund ta bësh’. I pyeta: Për çfarë bëhet fjalë? Dhe përgjigja e tyre ishte: ‘Ti do të jesh syri i Izraelit në shtetet armike’. Isha e eksituar: në ato fjalë zbulova një oportunitet të jashtëzakonshëm”.

Ju vini në rrezik jetët e juaj, duke kaluar sakrifica të madhe, duke paguar nja çmim mjaft të kripur, por asnjë nuk është në dijeni të asaj që bëni. Si ndiheni për këtë?

Yael: “Është e vështirë. Në fakt jetojmë në një shoqëri që është e themeluar në aparencë, ku të gjithë e thonë atë që bëjnë, të gjithë me përjashtimin tonë”.

Nirit: “Është diçka që bën të ndihemi njerëz me vlera, pra nuk është e nevojshme për konfirmimet nga jashtë. Arrin të jetosh duke kuptuar që puna që po bënë është më e mira e mundshme, edhe pa pasur nevojë për falënderime nga ana e shoqërisë”.

Shira: “Duke qenë kundër me atë që afirmuat në pyetjen tuaj, për mendimin tim, kjo është një punë me komponentë të lartë egoizmi. Ndihem që jam në vendin më të mirë që eksiton. Më është rritur besimi në vetvete. Para se të vija këtu autostima ishte shumë e vogël. Nëse më përpara hyja në vend ku kishte të tjerë persona i shtrëngoja fort dorën burrit tim, por pasi kalova procesin e seleksionimit, siguria brenda meje është rritur në shkallë mjaft të larta. Kjo punë të ndryshon radikalisht personalitetin. Tani në çdo fushë nuk ndjej ankth. Tani e kam mjaft të lehtë të marr vendime dhe të bëj të ndihet zëri im”.

Gjendeni në situata të tmerrshme. Si ia bëni të mbani larg frikën?

Efrat: “Na mësojnë ta largojmë ankthin sa më shumë të jetë e mundur. Në mes të një aksioni nuk jemi të fokusuara tek frika, por si t’ia arrish sa më mirë të përfundosh aksionin me sukses, përndryshe frika bëhet paralizuese”.

Nirit: “Frika është një formë mbrojtjeje. E di që ke përballë një kërcënim dhe duhet ta kalosh, frika të pengon të ndërmarrësh aksione idiote. Siguria jote bazohet se i ke mësuar se si të përballosh

Si bashkëjetoni me vrasjet?

“Ushtarët a nuk dalin hapur dhe qëllojnë? Edhe ne jemi në një ushtri. Edhe pse në hije, jemi një ushtri. Shkojmë në vende ku ushtria nuk mund të shkojë. Jemi linja e parë e mbrojtjes së vendit”.
Nuk keni mundësi t’i ndani me njerëzit e afërt eksperiencat ekstreme që kaloni. Është diçka që iu çmend kjo?

Yael: “Ka eksperienca të cilat mund ti ndaj me burrin tim, por ka edhe nga ato që deri më sot nuk i kam ndarë me asnjë. Siguria e vendit tim është në duart e mia dhe nuk mund të flas për informacione që mund të jenë të rrezikshme. Nuk do të dalin nga goja ime për asnjë arsye në botë”.

———–

Shërbimet sekrete nga Mossadi izraelit e deri tek MI6 britanike

Ja kush janë gjashtë agjencitë e spiunazhit më të famshme

Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, CIA nuk kishte ndonjë rival. Por kjo është e gabuar. Agjencitë e spiunazhit janë gjithnjë e më të zëna se kurrë ndonjëherë tjetër. Ato thjesht kanë ndryshuar emër, strategji dhe prioritete, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga destinacioni i tyre. Në fakt duke filluar që nga ridimensionimi i shërbimeve sekrete ruse, i cili tani ka për detyrë ruajtjen e interesave tregtare të Rusisë, duke vazhduar më tej me ato kineze me spiunazhin industrial, indiane dhe pakistaneze të impenjuara në destabilizimin e njëra-tjetrës dhe më pas me Britaninë e Madhe dhe Izraelin në luftën kundër terroristëve islamikë.

Shërbimi Inteligjencës të Huaj (SVR)
Vendi: Rusia
Zona e kompetencave: Zyrtarisht, antiterrorizëm dhe mbrojtja e interesave të tregtisë ruse. Jozyrtarisht, konsolidimi i pushtetit politik.
Aktivitetet: Rusia ka një traditë të mrekullueshme spiunazhi që daton që nga era cariste. Pas kolapsit të Bashkimit Sovietik, e gjithëpushtetshmja e dikurshme KGB, u thërrmua në organizata të ndryshme të vogla me kompetenca shumë të limituara. Që kur ish-agjenti i KGB, Vladimir Putin mori pushtetin, sidoqë të jetë, SVR ose Sluzhba Vneshney Razvedk, siç është e njohur në Rusi, ka rikuperuar shumë nga e kaluara e saj. Spiunazhi rus brenda Shteteve të Bashkuara, tani është kthyer në nivelet e Luftës së Ftohtë, besojnë zyrtarët amerikanë. Peter Earnest, drejtori ekzekutiv i Muzeumit Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i cili ka luajtur me shumë zgjuarsi me KGB-në ndërkohë që ishte operativ i CIA-s për më shumë se tre dekada, ndan këtë vlerësim. “Ata janë aq të rëndësishëm sot, sa edhe në të kaluarën, në mos edhe më shumë” thotë ai.

Ministria e Sigurisë së Shtetit
Vendi: Kina
Zona e kompetencave: Spiunazh industrial dhe analizë datash, siguria e brendshme.
Aktivitetet: MSS është e strukturë e mbyllur si ajo e KGB-së sovjetike, dhe është përgjegjëse për sigurinë e brendshme dhe spiunazhin e huaj. Aktivitetet e saj jashtë vendit besohet se janë të përqendruara në mënyrë agresive kundër Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në sektorin e saj të industrisë së teknologjisë së lartë dhe teknologjisë ushtarake. Në vend që të mbështetet në një grusht të vogël agjentësh, MSS ka një aset potencial të inteligjencës dhe mbledh të inteligjencë në sistemet e reja të armëve me shumë kujdes me kalimin e kohës përmes kontakteve personale. “Spiunazh kinez është i ndryshëm nga ai Perëndimor”, thotë Earnest. “Ne shkojmë pas sekreteve ndonjëherë; ata shkojnë pas numrave. Ata mbledhin nga pak copa të vogla dhe i vënë atë së bashku. “Burimet shpesh nuk e kuptojnë se kanë bashkëpunuar me një mision spiun të huaj, dhe mijëra diplomatë kinezë, studentët dhe njerëzit e biznesit që udhëtojnë në Perëndim, çdo vit bëjnë spiunin i cili është tepër e vështirë për ta zbuluar.

Kërkimi dhe Krahu i Analizës
Vendi: India
Zona e kompetencës: Destabilimi i Pakistanit
Aktivitetet: RAW ishte themeluar në vitin 1968 veçanërisht për të kundërshtuar mbështetjen e grupeve militante pakistaneze në Indi, por gjatë viteve ajo është rritur është bërë një nga shërbimet më të mira botërore të zbulimit, me veprimtari të gjerë duke filluar nga Pakistani, Sri Lanka, Nepal, Bangladesh dhe vende të tjera. Është veçanërisht aktive në Bangladesh, ku ajo luajti një rol kyç në lëvizjen e këtij vendi për pavarësinë nga Pakistani. Autoritetet pakistaneze shpesh fajësojnë RAW për sulme terroriste në vendin e tyre. Edhe pse këto akuza kanë mungesë provash, RAË nuk kanë një histori për mbështetjen e grupeve militante në Kashmir, Afganistan, dhe Sri Lanka. Vitet e fundit nuk ka qenë të lehta për RAË. Në vitin 1996, RAW ishte e implikuar në një skandal që përfshin dhurimin e paligjshëm të fondeve në fushatat e kongresit të SHBA.

SHËRBIMI i INTELIGJENCËS
Vendi: Pakistan
Zona e kompetencës: Destabilizimi i Indisë
Aktivitetet: Ndonjëherë është i përshkruar si një shtet brenda një shteti praktikisht pa kontroll, ISI është i mirënjohur për kontrollin e rreptë që ai ushtron mbi politikën e Pakistanit dhe roli i saj në mbrojtjen ushtarake nga opozita e brendshme. Por, ISI ka qenë gjithashtu i akuzuar se ka luajtur të dyja palët në luftën globale kundër terrorizmit, dhe bashkëfajësi jashtë vendit. Me propagandën antipërhapje indiane në Kashmir apo financimin e separatistëve sik në Punjab, ISI ka dëmtuar vazhdimisht stabilitetin në Indi për dekada. India e ka akuzuar ISI për përfshirje në dhjetëra sulme terroriste gjatë viteve, duke përfshirë sulmet në Mumbai të vitit 2006 që vrau 187 vetë. Në të njëjtën kohë, ISI ka punuar me SHBA dhe aleatët për të luftuar Al Kaedën dhe Talibanët brenda Pakistanit.

SHËRBIMI INTELIGJENT SEKRET (MI6)
Vendi: Britania
Zona e kompetencës: Antiterrorizëm, nostalgjia e James Bond
Aktivitetet: Pas një dekade të shkurtimeve buxhetore gjatë “ndarjes së paqes” vitet e pas Luftës së Ftohtë, shërbimi sekret i Madhërisë së Saj u kapur disi i papërgatitur për sfidat e luftës kundër terrorizmit. Më 9 / 11, vetëm 30 prej agjentëve 1.600 të MI6 ishin duke punuar ne luftën kundër terrorizmit. Që atëherë, agjencia ka qenë mbi të gjitha një blitz i rrufeshëm rekrutimesh që përfshin masa të padëgjuar më parë, të tilla si marrja e reklamave në gazeta dhe i lejon agjentët për të dhënë intervista. Kjo është shumë larg nga koha e luftës së Ftohtë, kur rekrutët e fshehtë u veçuan nga Oksfordi dhe Kembrixhi si më të mirët dhe të shkëlqyerit për punën e shërbimit të fshehtë. Pavarësisht bukurisë së ofensivës, MI6 ka qënë e sulmuar nga mediat britanike për marrjen pjesë në torturimi e terroristëve të dyshuar sëbashku me CIA-n jashtë vendit. Zyrtarët e Kremlinit kanë akuzuar gjithashtu MI6 e duke u përpjekur për të influencuar politikën e brendshme të Rusisë. Aktivitetet e MI6 nuk mund të jenë aq ekspansive siç ishin dikur, por Earnest e karakterizon këtë si “një ndryshim në prioritetet” ndaj terrorizmit të Lindjes së Mesme, “në vend të një rënie”.

Mossad
Vendi: Izrael
Zona e kompetencave: Luftimi kundër terriorizmit islamik, evakuimi i refugjatëve hebre
Aktivitetet: Që kur u themelua në vitin 1951, “Instituti,” siç përkthehet në gjuhën angleze, ka fituar një reputacion për aftësi të jashtëzakonshme dhe agresivitet në luftën kundër armiqve të Izraelit. Disa nga arritjet e saj më të dukshme përfshijnë rrëmbimin liderit nazist Adolf Eichmann nga Argjentina në vitin 1960, vrasjen e planifikuesve të vrasjeve në Olimpiadën e Mynih 1972, dhe vrasjen e një operativ të lartë të Hamasit me një celular që shpërtheu në vitin 1996. Mossad ka qenë aktiv edhe gjatë viteve në përpjekje për të ndihmuar refugjatët hebrenj të cilët kërkojnë të emigrojnë në Izrael, duke përfshirë edhe trasportin ajror sekret të mijëra hebrenjve etiopian në “Operacionin Moisiu” në vitin 1984. Mossad ka bërë disa lëvizje drejt një transparence dhe hapje më të madhe në vitet 1990, duke përfshirë publikimin e emrit të drejtorit të saj për herë të parë.

———————-
Shërbimet sekrete dhe metodat paranormale te hetimit
Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit. Por për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat.
Mënyrat “paranormale” të hetimit
Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Qëllimi i projektit është theksuar në një memo që daton në janar 1953, ku thuhet, “A mund të arrijmë të kontrollojmë një individ deri në pikën, ku ai do zbatojë urdhrat tonë kundër dëshirës së tij dhe kundër ligjeve themelore të natyrës, siç është ruajtja e vetes?
Parashikuesit
Informacionet se disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Mendohej se nëse “parashikuesit” i tregohej se ato që parashikimet e tij nuk ishin të sakta mund të dëmtonte vetëbesimin dhe aftësitë e tij. Kjo ka qenë një procedurë veprimi standarde për vite të tëra në ushtri dhe në programet e parashikimit brenda vendit. Reagimet e çdo lloji kundrejt parashikuesit ishin shumë të rralla. Zakonisht, këto persona me shqisa të veçanta përdoren për të dalluar ngjarjet aktuale, por gjatë aplikimeve ushtarake apo të inteligjencës në vend, parashikuesit pretendonin se mund të ndjenin gjërat që do ndodhnin në të ardhmen. Projekti i parë për parashikimin e ngjarjeve, i financuar nga CIA ishte projekti “Cassandra”. Me ndihmën e agjentëve të dezertuar sovjetikë dhe operativëve të CIA-s, faza e parë e projektit ishte për të gjetur individë që kishin aftësinë për të parë ngjarjet që ndodhnin në një vend tjetër. U bë një farë progresi, por projekti u anulua si i paparashikueshëm. Projekti rinisi prapë në “Los Alamos National Laboratory” dhe u zhvendos tek skemat e modeleve matematikore dhe përdorimin e metodave deduktive. Më vonë u shtua dhe forca kompjuterike dhe së bashku me përdorimin e programimit gjenetik, projekti arriti të krijonte disa modele të sakta.
Besueshmëria tek metodat paranormale
Si me gjithë informacionet e tjera të inteligjencës, edhe rezultatet e arritura nga parashikimi duhet të verifikohen me anë të burimeve të tjera. Informacione të tilla nga burime që mund të konsiderohen paranormale, nuk merren asnjëherë si të vërteta pa u verifikuar. Sipas dokumenteve të bëra publike nga këto projekte, në konkluzionet e parashikimeve, personat përkatës ishin të saktë në 20 përqind të rasteve dhe e kishin gabim 80 përqind të rasteve. Një studim i kryer nga profesoresha Jessica Utts dëshmoi një efekt mjaft domethënës sepse subjektet me prirje paranormale qëndronin 5-15 përqind mbi shanset e parashikuara edhe pse raportet e këtyre subjekteve përfshinin një sasi të madhe informacioni të pasaktë.
Parashikimi
Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në fushën e parashikimit, në funksion të shërbimeve sekrete. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi’.
Studimi
Sipas dokumenteve të bëra publike nga projektet ku janë përdorur persona me aftësi për të parashikuar, në konkluzionet e parashikimeve, personat përkatës ishin të saktë në 20 përqind të rasteve dhe e kishin gabim 80 përqind të rasteve.
MKDELTA
Ky ishte një operacion për kontrollin e mendjes i përdorur nga CIA. Operacioni përfshinte përdorimin e lëndëve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht në këtë operacion përdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmë për të ecur përpara me hetimin e personave.
Varësia
Një metodë tjetër hetimi ishte eksperimentimi me personat e varur nga lëndët narkotike. Për këtë qëllim u përdor hipnoza, varësinë e detyruar nga morfina, si dhe përdorimin e substancave të tjera, ndër metodat e marrjes në pyetje.
MKULTRA
Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i një programi kërkimor të CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve 1950-a dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi. Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drogave, si dhe metodologji tjera për të manipuluar gjendjet mendore të individëve, apo për të ndryshuar funksionin e trurit.

Metodat e pazakonta të hetimi nga shkencëtarët gjermanë SS
I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin “Paperclip”. Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Warner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste. Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në “SS”. Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një “rrezik të sigurisë”. Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre, Departamenti i Luftës vendosi t’i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës “Time”.

Individë me aftësi paranormale
Projekti “Cassandra” është një term arti i përdorur për të përshkruar një projekt parashikimi të financuar nga CIA apo agjenci të tjera inteligjence. Me asistencën e sovjetikëve dhe operativëve të CIA-s, faza fillestare e projektit ishte të zbuloheshin dhe trajnoheshin individë, të cilët kishin aftësinë për të lëvizur gjërat me shikim. U bë progres, por projekti u braktis, i cilësuar si shumë i paparashikueshëm.

Kontrolli i mendjes
Ky ishte një operacion për kontrollin e mendjes i përdorur nga CIA. Operacioni përfshinte përdorimin e lëndëve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht në këtë operacion përdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmë për të ecur përpara me hetimin e personave. Një procedurë speciale e krijuar nga “MKDELTA” u krijua për të kontrolluar përdorimin e materialeve të “MKULTRA” jashtë vendit./TO/

Please follow and like us: